LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë/ Policia zbardh të tjera detaje

26 Korrik 2018, 08:17, Aktualitet CNA
Të shtënat me armë zjarri në Tiranë/ Policia zbardh

Të tjera detaje janë zbardhur nga Policia e Tiranës në lidhje me ngjarjen që ndodhi sot tek Tregu Elektrik, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Uniformat blu bëjnë të ditur se ishte një person qëlloi me armë në ajër dy herë pas një konflikti për motive të dobëta.

Dyshohet se shtetasi me inicialet K.K., ishte ulur bashkë me një tjetër në një lokal në rrugën ?Vath Koreshi?, kur papritur ata nisën të debatonin. Pas kësaj skene, ky shtetas nxori pistoletën dhe qëlloi në ajër, duke krijuar panik edhe te banorët e zonës. Fill pas ngjarjes ai u largua, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Deklarata e plotë e policisë:

?Më datë 26.07.2018, rreth orës 09:26, në rrugën ?Vath Koreshi?, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Në vendgjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese. Po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë në cilësinë e dëshmitarëve janë shoqëruar në polici disa persona.?

Lajmet e fundit nga