Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës dhe njëkohësisht kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor Bledar Abdullai, do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si pjesë e listës prioritare të Vettingut.
Seanca dëgjimore me gjyqtarin Abdullai do të zhvillohet paraditen e së enjtes, ndërkohë që trupi gjykues drejtohet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu, raporton gazeta ?Tema?.
Bledar Abdullai e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Prej më shumë se 15 vitesh, ai ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Bledar Abdullai nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Bledar Abdullai deklaronte vetëm ¼ e pjesës takuese në tokë bujqësore dhe një apartamenti 2+1 në Kutalli të Beratit, që për shkak të përfitimit nga ligji 7501 apo ai i privatizimeve nuk ka vlerë të shënuar në lekë.
Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e deklaruar nga gjyqtari Abdullai kap vlerën e 18.8 milionë lekëve-pasuri e cila zotërohet në pjesën më të madhe nga bashkëjetuesja e tij. Analiza e deklaratave të pasurisë tregon se bashkëjetuesja e gjyqtarit me aktivitet Noterie zotëron një apartament 118 metra katrorë dhe një garazh 20 metra katrorë në Tiranë si dhe një apartament të dytë me sipërfaqe 98 metra katrorë në Golem, të cilat kapin së bashku vlerën e 16.5 milionë lekëve.
Ajo zotëron gjithashtu një automjet ?Toyota? me vlerë 1.4 milionë lekë si dhe kapital me vlerë 100 lekë në një kompani në likujdim e sipër. Likujditetet familjare në bankë kapin vlerën e 910 mijë lekëve.
Të ardhurat e bashkëjetueses ndër vite zënë gjithashtu zërin kryesor të të ardhurave me 67 për qind të vlerës totale prej 42.8 milionë lekësh në periudhën deklaruese 2003-2017. Të ardhurat e gjyqtarit Abdullai nga paga dhe mësimdhënia zënë 33 për qind të të ardhurave.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ?flamujt e kuq? që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit dhe asnjëra prej deklaratave nuk rezulton me probleme.
BIRN ka evidentuar megjithatë si ?flamur të kuq? faktin që gjyqtari Bledar Abdullai nuk ka deklaruar asnjë llogari bankare dhe as kursime për një periudhë të gjatë. Ai ka deklaruar për herë të parë llogari rrjedhëse në deklaratën periodike të vitit 2016.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm.
Çuni i Fahri Balliut, Klevis Balliu ka dhënë alarmin kombëta...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka sulmuar Kryeministrin, ...
Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi në ...
Pas debatit të sotëm, Gjykata e Strumicës në Maqedoni dhe ve...
Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipro...
Partia Demokratike ka reaguar ashpër sot, kundër pronares së...
Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar nga emisioni “Repolit...
Çmimet e biletave të avionit me destinacion Shqipërinë këtë ...
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani është rikonfirm...
Ish-Presidenti Bamir Topi, ka komentuar situatën politike në...
Pas konfirmimit në detyrë të gjykatësit të Gjykatës së Lartë...
Hungaria është larguar nga pakti i OKB për migracionin.Lajmi...
Shqipëria është rritur me tetë pozicione në renditjen global...
Ftuesi i Gjykatës së Lartë nuk e hap derën për të bërë gati ...
Panagiotis Dagalos është një prej të mbijetuarve nga flakët ...
“Policia që duam” sërish është përfshirë në skandal.Në një p...
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka sulmuar ...
Kryeministri, Edi Rama ka kujtuar sot 2 vjetorin e miratimit...
Delegacioni i BE në Shqipëri i është përgjigjur interesit të...
Pas akuzave të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj se opoz...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...