LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transportonte cigare kontrabande/ Zyrtarit i vihen prangat

25 Korrik 2018, 20:37, Aktualitet CNA
Transportonte cigare kontrabande/ Zyrtarit i vihen prangat

Pas debatit të sotëm, Gjykata e Strumicës në Maqedoni dhe vendimin  për kryetarin e Novo Selës, Boro Stojçev dhe të afërmit e tij , të cilët më 10 korrik u kapën në zonën e quajtur ?Popova çuka?duke transportuar cigare kontrabandë.

?Lajmpress? bën me dije se, Stojçev u dënua me një vit e gjashtë muaj burg, ndërsa djali dhe nipi i tij u dënuan me një vit.

Ndërkohë për shkak të arsyeve shëndetësore, bashkëshortja e kryetarit mori dënim me kusht, ndërsa personi përgjegjës për vëzhgimin e terrenit u dënua me 8 muaj burg.

Kujtojmë se Kryetari i Novo Selës me të afërmit e tij u kap dy kilometra para kufirit Maqedoni-Bullgari, ku me ndihmën e dy  automjete kanë transportuar 33 mijë kuti cigare të markës Kalipso në vlerë prej një milion e 200 mijë denarësh.

Lajmet e fundit nga