LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplaset autobusi/ Plagosen 21 turistë

25 Korrik 2018, 17:45, Aktualitet CNA

Një aksident i frikshëm ka qenë ai i mëngjesit të sotëm për 21 turistë britanikë, të cilët kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02: 28 të mëngjesit në autostradën belge midis qyteteve Ghent dhe Bruges. Autobusi me turistë po udhëtonte nga Amsterdami drejt Londrës.

Policia Federale belge tha se shoferi i autobusit është përplasur me një mur betoni ku po bëheshin riparime dhe për pasojë ka humbur kontrollin e automjetit. Në momentin që ai ka parë punimet ka qenë shumë vonë, pasi është përplasur në pjesën e përparme të autobusit.

Sipas tvklan.al nga aksidenti ka vetëm të plagosur dhe asnjë viktimë. Dy nga turistët dhe shoferi janë në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë dukë marrë mjekim në spitalet e Ghent, Tielt dhe Deinze.

Lajmet e fundit nga