LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kishte shkuar për peshkim/ Mbytet në lumë 18-vjeçari

26 Korrik 2018, 06:22, Aktualitet CNA
Kishte shkuar për peshkim/ Mbytet në lumë 18-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 18-vjeçar është gjetur i mbytur në lumë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjatë të njësisë administrative të Lunxhërisë, , ndërsa trupi i të riut ndodhet në morgun e spitalit të Gjirokastrës.

Mësohet se i riu, i identifikuar si Resni Halili, 18-vjeçar, kishte shkuar për të peshkuar, rreth tre ditë më parë, , por nuk është kthyer më në banesë.

Trupi i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në lumin pranë fshatit Gjatë.

Lajmet e fundit nga