LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështoi profesionalisht/ Arta Marku drejt shkarkimit?

26 Korrik 2018, 16:39, Aktualitet CNA
Dështoi profesionalisht/ Arta Marku drejt shkarkimit?

Pas gjyqtarit  Bashkim Dedja,  pritet të ankimohet  edhe vendimi për kryeprokuroren Arta Markun.

Kështu raporton Faxneës, duke iu referuar burime nga ONM.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren më datën 4 korrik, ku  u evidentuan edhe  disa shkelje.

Përfaqësuesi i ONM, Teo Jacobs u ndje i zhgënjyer nga mosprezenca e saj gjatë seancës dëgjimore. Kryeprokurorja Arta Marku përfaqësohej nga avokatja e saj.

Sipas  ONM-së kryeprokurorja nuk bënte dot dallimin mes shkelësve të ligjit dhe të kriminelëve. Marku kishte vendosur arrest me burg për një person që kishte drejtuar mjetin në gjendje të dehur, që përfaqësuesi i ONM-së e cilësoi shumë të rëndë. Nga ana tjetër të paarsyetuara në dokumentacion sipas KPK-së kanë qenë edhe lëvizjet e prokurorëve që Arta Marku në krye të organit të akuzës.

 

Lajmet e fundit nga