LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy anët e Vettingut/ Deputeti demokrat “kryqëzon” Ramën

26 Korrik 2018, 16:57, Aktualitet CNA
Dy anët e Vettingut/ Deputeti demokrat “kryqëzon”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, se po tenton të kapë sistemin e drjetësisë.

Në një intervistë në emisionin ?Intervista e Ditës?, Boçi u shpreh se procesi i Vettingut nuk po bëhet në mënyrë objektive.

Ndër të tjera ai ka shtuar se vëren një përzgjedhje selektive të prokurorëve dhe gjyqtarëve që kalojnë në procesin e rivlerësimit, raporton ?Balkanweb?

Më tej Boçi është shprehur se kjo po bëhet me ndërhyrjen e Kryeministrit Rama i cili po çon në kolaps sistemin e drejtësisë, pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe ate të Lartë.

Për këtë arsye, ai e cilëson procesin e Vettingut si një ëngjëll që po shndërrohet në një djall politik, me bekimin e Edi Ramës.

Në të njëjtën mënyrë Boçi shprehet edhe për ligjin për Shkollën e Magjistraturës, i cili sipas tij është hapi tjetër i Qeverisë për të kapur drejtësinë.

Lajmet e fundit nga