LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilltarja braktisi Veliajn për Teatrin/ Reagon FRD

26 Korrik 2018, 17:11, Aktualitet CNA
Këshilltarja braktisi Veliajn për Teatrin/ Reagon FRD

Pas deklaratës së përfaqësueses së Frymës së Re Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Mirela Bogdani, e cila bëri me dije se ka kaluar në opozitë me PD, ka reaguar Partia Fryma e Re Demokratike.

Në njoftimin e publikuar FRD ka bërë me dije se Bogdani prej kohësh nuk ka përfaqësuar partinë, asnjë forum apo strukturë të saj, ndërsa ka theksuar se çdo vendim i saj deri më tani ka qenë personal.

Njoftimi i plotë i FRD-së:

Fryma e Re Demokratike, Dega Tiranë, pasi u njoh nga mediat për largimin e këshilltares të FRD-së, Mirela Bogdani, nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, dëshiron të sqarojë si më poshtë:

Fryma e Re Demokratike, Dega Tiranë, distancohet nga çdo vendim apo reagim i ish këshilltares së FRD-së pranë Këshillit Bashkiak të Tiranës, Mirela Bogdani. Prej kohësh, ish këshilltarja Bogdani nuk përfaqëson asnjë forum, Kryesi Dege apo strukturë të FRD-së, dega Tiranë, dhe si rrjedhim çdo vendim i deritanishëm ka qenë krejtësisht personal. Fryma e Re Demokratike shpreh mbështetjen e saj të vazhdueshme për projektet dhe politikat zhvilluese të Bashkisë së Tiranës, në të mirë dhe në interes të qytetarëve të saj.

Kujtojmë këtu se Bogdani deklaroi se kalon në opozitë me PD për shkak të sjelljes arbitrare të kryebashkiakut Erion Veliaj me Teatrin, duke i hequr qytetit pronat publike për interesa private.

Deklarata u bë disa minuta pasi këshilltarët e opozitës në Këshillin bashkiak të Tiranës braktisën mbledhjen pas debatit me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Bogdani ka denoncuar faktin që në çështjen e truallit të Teatrit u shmang Këshilli Bashkiak dhe u bë një ligj i posaçëm. /CNA.al

Lajmet e fundit nga