
Temperatura “të çmendura”?/ Sinoptikanët paralajmërojnë
Moti për ditën e sotme, e premte 27 Korrik. Vijon moti me kt...
Zëvendës kryetari i LSI ?së, Luan Rama, ka bërë një apel ndaj artistëve firmëtarë , të cilët kanë dalë pro shembjes së Teatrit Kombëtar.
Një ditë më parë një grup artistësh kanë firmosur një peticion, ku i kërkojnë Presidentit Ilir Meta që të dekretojë Ligjin për Teatrin.
Por, sipas Ramës, nuk është më çështja të shembet apo jo Teatri.
?Të prishet apo të mos prishet? Në fakt kjo nuk është çështja! Të gjitha; dilemat, nostalgjitë, emocionet, historitë, mëdyshjet, hipokrizitë, interesat, edhe pazaret, allishverishet, kusuret, servilizmi, lotët dhe gëzimet, edhe në fund duartrokitjet janë aty!
E kam thënë dhe më parë e prapë po e përsëris se nuk është vetëm çështje sentimenti çështja e teatrit. Mund të mendoni se sa emocione janë arkivuar në atë ndërtesë. Njerëzit kanë duartrokitur, kanë qeshur, kanë qarë, kanë pranuar, kanë refuzuar. Jeta e kryeqytetit është e lidhur me këtë ndërtesë, sado modeste të duket?, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Edhe një herë për teatrin me teatrin:
Të shembet apo të mos shembet? Kjo nuk është çeshtja!
Disa rradhë për Robert Ndrenikën dhe ca të tjerë…
?Kjo tokë është e shenjtë!? Kështu është shkruar gati tre muaj më parë.
Saktësisht, më 30 prill 2018. Eshtë fjalia e fundit, në mbyllje të një propozimi drejtuar ministreshës që merret edhe me punët e kulturës, me anë të të cilit, një dyzinë njerëzish gjithfarësh, të prirë në listë prej ?Artistit të Popullit?, siç pëlqej t?i drejtohem unë, alias ?Nderit të Kombit? e mikut tim të vyer Robert Ndrenika, kerkonin shpalljen zonë monument kulture, të hapsirës publike ku gjendet prej vitit 1938 të shekullit të kaluar, Teatri Kombëtar!
Një kërkesë e arsyetuar bindshëm dhe me plot argumenta shkencorë, që në thelb synonte paprekshmërinë e asaj pjese të historisë qytetare të Tiranës së fillimshekullit XX. E më shumë se sa paprekshmërinë, në fakt, thelbësisht projektonte marrjen në mbrojtje, nën statusin ?monument kulture?, me të gjitha konseguencat që mbart ky status.
E meqë Berti, e bashkë me të edhe ata pas tij e mbyllnin kërkesën e tyre me postulatin ?Kjo është tokë e shenjtë?, më duhet t?i referohem Biblës, sipas të cilës, të jesh i shenjtë do të thotë të jesh i pandotur, të jesh i përveçuar. Për këtë arsye, ajo që është e shenjtë, veçohet nga përdorimi i zakonshëm, ose konsiderohet e shenjtë, veçanërisht sepse është e pastër, e kulluar.
Ndërsa në shqipen e sotme, tokë e shenjtë, në kuptimin “tokë jopagane”, do të thotë “jo e pëgërë”, “jo e pëgjânë”.
M?a do mendja që kjo duhet të ketë qenë edhe arsyeja, se përse Berti dhe të tjerët, ata të shumtët pas tij, e kanë përdorur shprehjen ?Kjo tokë është e shenjtë?, për pikëlidhje mes kërkesës për shpalljen e Teatrit Kombëtar dhe të të gjithë zonës rreth e rrotull monument kulture, dhe emrave të tyre!
Por, meqë prej shprehjes ?Kjo është tokë e shenjtë?, pata ngasjen t?i referohem Biblës, prej Librit të Shenjtë mësojmë se ka ndodhur që “e pëgëra” të shpallet e shenjtë, por jo e kunderta. Ndodhi me Mari Magdalenën, prostitut?n qe u shpall shenjtore. Por nuk ka ndodhur kurrë që një i shenjtë të desakralizohet.
E sot, më duhet ta pyes mikun tim ?Artist të Popullit?, pra Robert Ndrenikën, e jo të tjerët pas tij në fakt: a është ende i bindjes ?Kjo është tokë e shenjtë !? për atë hapsirë të kryeqytetit ku gjendet Teatri Kombëtar? A i qëndron ende Robert Ndrenika kërkesës së nënshkruar prej tij në krye të rendit në një listë bashkë me ca të tjerë, se ajo pjesë e Tiranës historike duhet të shpallet zonë monument kulture?
Sepse, këtë historinë e teatrit dhe refrenin ?të prishet – të mos prishet? e kemi diskutuar shumë herë edhe bashkë, e prej tij dhe, edhe për të, unë e mbështeta kërkesën e tyre, prej tij e për të e kundërshtova e vazhdoj t?a kundërshtoj prishjen zonës ?monument kulture?, të asaj gjurmë qyteti që vjen prej tetëdhjetë vjetësh, si shenjë dhe histori e një epoke!
Të prishet apo të mos prishet? Në fakt kjo nuk është çështja!
Të gjitha; dilemat, nostalgjitë, emocionet, historitë, mëdyshjet, hipokrizitë, interesat, edhe pazaret, allishverishet, kusuret, servilizmi, lotët dhe gëzimet, edhe në fund duartrokitjet janë aty!
E kam thënë dhe më parë e prapë po e përsëris se nuk është vetëm çështje sentimenti çështja e teatrit. Mund të mendoni se sa emocione janë arkivuar në atë ndërtesë. Njerëzit kanë duartrokitur, kanë qeshur, kanë qarë, kanë pranuar, kanë refuzuar. Jeta e kryeqytetit është e lidhur me këtë ndërtesë, sado modeste të duket.
Tashmë, ajo është kthyer në një çështje dinjiteti dhe integriteti!
E kur këto gjëra të shenjta përmbysen, nuk të vjen askush në ndihmë si ngushëllim përveç Kiplingut, me ?Në mund…?, të sjellë në shqip nga Noli ynë i madh. Ndaj, për ata që nuk e kanë lexuar, po citoj një fragment:
?Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin,
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t?i besosh,
sa herë te ty dyshojnë e s?të perfillin,
por edhe dyshimet drejt t?i gjykosh?
Në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,
a kur t?urrejnë, urrejtje mos t?ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh?
Në mundsh të flasësh me maskarenj,
por nderin tënd të ruash
a t?ecësh përkrah mbretit,
pa krenari që të verbon?
nëse armiku apo miku s?të bëjnë dot të vuash dhe gjithkënd e çmon,
por veç aq sa meriton.
Në mundsh t?i mbushësh ti minutat,
që të rënda me veprat që peshojnë,
dije dhe mos ki asnjë dyshim,
se e jotja do jetë bota me gjithë ç?ka brenda,
dhe BURRE do t?jesh o biri im?.
Të shembet apo të mos shembet? Kjo nuk është çështja!
?Aktorët kërkojnë refuzimin. Nëse nuk e marrin, ata refuzojnë vetveten?. Kështu ka thënë një emër i madh, Charli Chaplin./CNA.al
Moti për ditën e sotme, e premte 27 Korrik. Vijon moti me kt...
Rikonfirmimi në detyrë i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhe...
Një sasi e konsiderueshme tritoli është vënë në banesën e Ga...
Këto janë disa nga titujt kryesorë të gazetave për ditën e ...
Dashi Meditimi dhe joga duhet të praktikohen për përfitime s...
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pak pas mesnate në një...
Korrespondentja e CNN, Kaitlan Collins, është përjashtuar ng...
Kureshtja e tifozëve ka marrë fund, teksa “SKY”, ka zbuluar ...
Në kuadër të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti Il...
Gjyqtari Artan Broci, i cili drejton njëherazi edhe Këshilli...
Britania e Madhe ka vendosur të legalizojë kanabisin mjekëso...
Dymbëdhjetë sirianë kanë rënë në pranga me dyshimin për vras...
Analisti i njohur Fatos Lubonja ka zbuluar pazaret e politik...
31- vjeçarja Anna Malaj bashkë me kushëririn e saj, Emiljano...
Avokati i njohur Çlirim Gjata ka shprehur pakënaqësitë e tij...
Pas peticionit të aktorëve për presidentin Ilir Meta ku kërk...
“Top Channel” për disa ditë radhazi ka vijuar siç e quan ai ...
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka zbuluar detaje të re...
Gazetari Helidon Tahiraj, ka reaguar pas peticionit të punon...
Analisti Fatos Lubonja është ftuar mbrëmjen e sotme në emisi...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Europol ka zhvilluar javën e fundit një aksion, i cili...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga vrasja dhe plago...
Ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Lak...
Një e moshuar rreth të 70-ave me iniciale Gj.T. është ...
Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka ...
Edhe për ditën e sotme pritet përmirësim i përkohshëm ...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Henry Kissinger, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare ...
Gjykata Supreme e Rusisë ka shpallur “ekstremiste” lëvizj...
Një grua 70-vjeçare ka lindur binjakë pas trajtimit me Fek...
Këngëtari Drake është së fundmi në qendër të vëmendjes së ...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Konsumi i sheqerit në vend vijon të këtë rënie, pavarësish...
Zyrihu dhe Singapori janë qytetet më të shtrenjta në b...
Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...