LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrau fqinjin dhe i plagosi të vëllanë/ Tritol banesës së autorit

27 Korrik 2018, 05:58, Aktualitet CNA
Vrau fqinjin dhe i plagosi të vëllanë/ Tritol banesës

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pak pas mesnate në një banesë në zonën e Bathores.

Një sasi e konsiderueshme tritoli është vënë në banesën e Gazmir Dacit.

Ky fundit rezulton  i dënuar me 35 vite burg për vrasjen e fqinjit Valmir Kolaveri dhe plagosjen e vëllait të tij Roland Kolaveri.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Dyshohet, se ngjarja ka të bëjë me hakmarrjen. Ndërkaq policia po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave.

Kjo është hera e dytë që familja  Daci sulmohet me eksploziv, ndërsa më herët të të riut i është bërë atentat me snajper në  burgun e Vaqarrit./CNA.al

Lajmet e fundit nga