LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfirmimi i Zaganjorit/ Ish-kreu i SHISH jep alarmin

27 Korrik 2018, 06:45, Aktualitet CNA
Konfirmimi i Zaganjorit/ Ish-kreu i SHISH jep alarmin

Rikonfirmimi në detyrë i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ngjalli dyshime.

Kjo ishte një lëvizje e papritur e komisionit të vetingut sepse gjatë seancës dëgjimore trupa gjykuese renditi një sërë problematikash të Zaganjorit, të cilat të çonin drejt përfundimit se ky i fundit ishte drejt shkarkimit nga detyra.

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, e shikon këtë vendim të KPK si diçka të paarsyeshme.

Gjatë një prononcimi për gazetën ?SOT? ditën e djeshme, ai deklaroi se nuk është e drejtë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mbajë qëndrime të ndryshme për personat që gjenden me shkelje. Sipas tij, vendimi për Xhezair Zaganjorin mund të quhet një vendim politik.

?Unë e ndoqa pak nga portalet dhe doli që ishte me shkelje, ndërsa pastaj doli që e kaloi vetingun. Mua më bëri përshtypje. Nëse vetingu është diferencues, disa që dalin me shkelje falen, ndërsa disa të tjerë bllokohen, nuk më duket as e drejtë, as e arsyeshme. Nëse jepet ky mesazh që vetingu qenka një gjë që vazhdon në traditën e gjyqësorit shqiptar, kush paguan më shumë, ai fiton, do më vinte shumë keq. Unë nuk e njoh Zaganjorin, nuk e kam me të personalisht, por lexova që ai kishte disa vështirësi në shpjegimin e pasurisë së tij. Pastaj papritur ata e pritën që jo, do kalojë. Një gjë e tillë për mua është një vendim politik. Unë çdo gjë që nuk shpjegohet me ligj dhe me fakte, unë e quaj politik?, deklaroi Fatos Klosi.

Ish-kreu i SHISH e ndali theksin gjatë prononcimit të tij edhe tek lëkundja e besimit të publikut tek procesi i vetingut pas vendimit për kryetarin e Gjykatës së Lartë.

Klosi tha se publiku nuk i ndjek shumë këto çështje, por shtoi se rasti konkret ishte një rast ku besimi mund të pësojë një çarje. ?Nuk besoj se publiku e ndjek shumë këtë çështje, por në terma të përgjithshëm unë them se besimi i publikut duhet të jetë lëkundur tek KPK. Pastaj është lëkundur, nuk është lëkundur, nuk e di. Kjo është loja që bëjnë të gjithë ata që kanë diçka në dorë, luajnë me idenë që publiku nuk është aq i ndjeshëm. I quan afera midis shefave që luftojnë me njëri-tjetrin dhe s?ka vend për publikun. Kjo është fatkeqësia?, theksoi Fatos Klosi.

Lajmet e fundit nga