
Edi Paloka për herë të parë drejton një seancë parlamentare
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryetari i g...
Nga Elvi FUNDO
Kryeministri Edi Rama prej gati dy javësh vazhdon sulmet e pandashme ndaj medias. Një sulm që filloi jo krejt rastësisht nga kreu i qeverisë i cili është vetë një gazetarë dhe mjeshtër i artit të fjalës.
Sulmet e Ramës ndaj medias filluan me akuza të forta disa kohë më parë për kazanin mediatik, ku përfshihen të gjithë miqtë e tij, shumica biznesmenë dhe njerëz që Rama i ka ushqyer vazhdimisht me tendera dhe fonde thjeshtë dhe vetëm ti kishte nën vëzhgim.
Askush nuk mund ta mohojë Koço Kokëdhimen, Artan Dulakun e shumë e shumë pronarë e botues mediash, që nuk janë kazani i medias, por janë kazani i Edi Ramës.
Përtej tyre qëndrojnë gazetarët që po sulmohen dhe fyhen me papërgjegjshmëri nga kryeministri thjeshtë dhe vetëm për të tërhequr vëmendjen.
Rama sot tregoi se është mërzitur me median dhe pse i sulmon ato, ai tha se ata nuk thonë të vërtetën. Ky është problemi i vërtetë që ka Edi Rama, por ka vetëm një detaj. Ai do të vërtetën që i pëlqen atij, jo atë që ndodh, që prekin dhe shohin qytetarët çdo ditë, Edi Rama do të vërtetën e gënjeshtërt e cila është propaganda për qeverinë e tij.
Edi Rama i sulmon gazetarët sepse shumica e tyre nuk i thonë se ai i ka çitjanet e bukura, sulmon gazetarët sepse ata i shajnë zhgarravinat e tij që ai i quan piktura, sulmon gazetarët sepse ata i thonë që Shqipëria u mbulua me kanabis, sulmon gazetarët sepse i thonë që ministrat e tij janë të korruptuar dhe hajdutë.
E vërteta e Edi Ramës nuk është e lidhur me realitetin, me krimin dhe drogën. Ai kërkon të vërtetën e ëndrrave të tij, atë të vërtetë që ideon dhe kërkon ta propagandojë nga një ushtri mercenarësh në kryeministri, jashtë saj në kazanin mediatik të financuar prej tij.
Kryeministri ynë ka një problem me gazetarët sepse ata nuk thonë të vërtetën që i pëlqen atij dhe kur vetë Rama thotë se gazetarët nuk e thonë të vërtetën, atëherë ata qenkan në rrugën e duhur. I shan apo i sulmon Rama, kjo nuk ka shumë rëndësi, mjafton që një politikan, kryeminsitër i vendit, të jetë i mërzitur me gazetarët për punën e tyre dhe sesi ata e shikojnë realitetin ndryshe nga kryeministri, për të thënë se gazetarët e kanë bërë mirë apo shumë mirë punën e tyre.
Sulmet dhe akuzat e Ramës ndaj gazetarëve janë thjeshtë dhe vetëm dekorata për ta sepse kurrësesi nuk duhet të jenë në krah apo të pëlqehen nga kryeministri.
Megjithëse kreu i qeverisë kontrollon shumicën e mediave në vend, ka edhe gazetarë që e mërzisin dhe thonë të vërtetën e cila thuhet nga gazetarët ashtu siç është dhe jo siç i pëlqen Edi Ramës apo pronarëve të kazanit të tij mediatik./ CityNews
Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryetari i g...
Një tjetër vendim surprizë është dhënë ditën e sotme nga Gjy...
Kampioni ynë në mundje, Leonardo Rrokaj, ka pësuar një aksid...
Ish-drejtori i kabinetit të Edmond Haxhinastos, i shumëpërfo...
Ditën e sotme Gjykata e Krujës ka dhënë vendimin e lirimit n...
Përveç ardhjes së agjentëve dhe blerjes së pajisjeve të modo...
Në fjalën e mbajtur nga Komisioneri për Zgjerimin Johannes H...
Me një eksperiencë jo të vogël në politikë, me disa detyra t...
Shpesh kemi dëgjuar për raste ku përdorimi i pakujdesshëm i ...
Në konferencën e përbashkët për mediat kryeministri Rama dhe...
Pas dy agjentëve amerikanë të FBI, të cilët mbërritën në Tir...
Po të ndjekësh videoselfie-t apo statuset e Edi Ramës në fac...
Në fjalën e saj në foltoren e Kuvendit, duke folur në lidhje...
Përse të zgjedhim specialistët e DHI?Transplantimi i flokëve...
World Vision vijon prej muajit Korrik programin “Tungjatjeta...
I dyshuar si pjesë e grupit kriminal që do të bënte akte ter...
Në një postim në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Beri...
Pas pesë minutave pushim, seanca plenare në Kuvendin e Shqip...
Pas publikimit të lajmit se kryetari i poraszgjedhur i Akade...
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate t...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Skënder Yzeiraj një banor i Njësisë Administrative Golem k...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Mesfushori shqiptar, Bastien Toma, do të luajë në një kampio...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të pu...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ka dhunuar...
Njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt...
Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komis...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e...
Një kërcënim i fortë për Kosovën dhe Ukrainën ka ardhur ng...
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, mbërriti n...
Më në fund administrata e Xho Bajden ka hequr dorë nga hez...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot, më 1 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 le...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 janar 2023 k...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...