LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vidhnin automjete në Tiranë/ Pranga 4 personave (video)

29 Tetor 2017, 08:33, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e quajtur ?Skrapi? në kuadër të të cilit janë dokumentuar një sërë vjedhjesh automjetesh në Tiranë

Policia arrestoi 4 persona: M. D, 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, D.B, 29 vjeç, banues në Fushë Krujë, F. K, 30 vjeç, banues në Tiranë, B.Gj, 38 vjeç, banues në Fushë Kruj.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: B. Sh., 54 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe A. H., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Shtetasi M. D, në Rrugën ?At Zef Pëllumbi?, është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke tentuar të vidhte automjetin e markës “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit B. M.

Në afërsi është konstatuar një automjet i markës “Opel”, ku brenda po qëndronin tre shtetasit e tjerë të cilët janë arrestuar nga shërbimet e policisë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendur, vinin në Tiranë duke përdorur automjetin e markës “Opel Corsa”, më pas bënin shënjestrimin e automjetit, i thyenin xhamin e pasëm dhe duke bërë zëvedësimin e çentralinës bënin ndezjen e automjetit.

Automjetet që vidhnin i shisnin në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H, përkundrejt shumave monetare nga 500 deri në 1000 euro.

Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një kaçavidë, një palë doreza, një orë dore e marrë në automjetin e markës “Mercedes Benz” dhe 5 aparate telefonik të markave të ndryshme.

Nga kontrollet e kryera në pikat e skrapit të shtetasve B. Sh. dhe A. H., janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër dyer automjeti të markës “Mercedes Benz”, dy sinjale automjeti të markës “Mercedes Benz”, dy amplifikator automjeti të markës “BMW”, një difirencial automjeti i markës “Mercedes Benz”, një grup timoni automjeti i markës “Mercedes Benz”, një grup timoni automjeti i markës “BMW” dhe pjesë të ndryshme nga një automjet i markës “Volkswagen”.

Lajmet e fundit nga