LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tonelatat e drogës në Skrapar/Arrestohen vetëm këta dy persona

12 Prill 2017, 13:30, Aktualitet CNA

Droga e gjetur në laboratorin modern të qytetit të Skraparit, ka sjellë arrestimin e Muhamet Kadiut, 49 vjeç dhe Edlira Lames, 42 vjeçe.

Ndërkohë në procedim penal janë lënë persona të tjerë, me iniciale, S.K., Z.XH., A.Ç. Ky laborator drogë përdorej si firmë private për prodhimin e çantave të kartonit, verës dhe rakisë.

Në këtë laborator janë gjetur:

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin (furgon), në pronësi të shtetasit Muhamet Kadiu u gjetën pajisje elektrike të njëjta me ato të cilët u gjetën në fabrikë.

Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambjentet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Veprimet për ngjarjen e mësipërme janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë në bashkëpunim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Materialet i kaluan Prokuroisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale ?Kultivimi i bimëve narkotike?, ?Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit? dhe ?Grupi i strukturuar kriminal?, parashikuar nga nenet 278/2, 284, 333/a të Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga