LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Zbardhet krimi në Durrës/Vëllezërit e vranë me grushte biznesmenin

12 Prill 2017, 10:37, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar, në një dyqan ushqimor.

Policia sqaron se pas një konflikti për motive të dobëta është plagosur shtetasi Agim Arapi, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë, uniformat blu kanë sqaruar dhe mekanizmin e ngjarjes së rëndë, që rezultoi fatale për 51-vjeçarin.

Ja njoftimi i plotë:

Më datë 11.04.2017, rreth orës 19:55 në lagjen Nr.1 Durrës, Bulevardi “Epidam” ,në një dyqan ushqimor, ndodhi një konflikt për motive të dobëta, ku u plagos shtetasi Agim Arapi 51 vjeç, banues në Durrës.
I dëmtuari ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivet e Policisë, të cilët pak minuta pas ngjarjes kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit:

?Kostandin Ekonomi 54 vjeç, banues në Durrës;
? Kujtim Ekonomi 50 vjeç, banues në Durrës.
Të arrestuarit janë vëllezër me njëri-tjetrin.

Mekanizmi i ngjarjes:

Palët janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta dhe për motive të dobëta (për një tub aspirimi). Autorët e arrestuar dhe shtetasi Jurgen Kurti, i shoqëruar mbrëmë nga Efektivet e Policisë, I detyroheshin viktimës që ti paguanin një shumë parash, 13 000 lekë të reja për tubin e aspirimit.
Viktima i’ a ka kërkuar shtetasit Jurgen Kurti paratë dhe në debat e sipër, kanë ardhur dhe janë përfshirë në konflikt edhe dy vëllezërit Ekonomi.

Këto dy të fundit e kanë futur viktimën, shtetasin Agim Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushte. Gjatë kësaj kohe shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor (qepeni ishte i mbyllur dhe brenda ndodheshin viktima dhe autorët).
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë.

Nga ekspertiza mjeko- ligjore u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushta, të kryera nga autorët.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ?Vrasja me dashje?në bashkëpunim dhe?Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta? parashikuar në nenet 76, 25 dhe 279 të Kodit Penal./CityNews

Lajmet e fundit nga