LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen tonelata droge në Skraparin e Ilir Metës

12 Prill 2017, 11:07, Aktualitet CNA

Policia ka zbuluar një tjetër magazinë droge. Këtë radhë laboratori është gjetur në qytetin e Skraparit.

Operacioni është bërë në vijim të aksionit të dy javëve më parë ku u gjetën 1.2 tonë drogë. Ndërkaq burimet thanë se sot është gjetur një tjetër sasi e madhe.

Mësohet se në laborator janë gjetur bimë të mbjellja në vazo (mbi 2000 rrënjë), si edhe një sasi e madhe kanabisi i tharë. Prokuroria e Krimeve të rënda thotë se laboratori është ndër më modernët të zbuluar deri tani, për përpunimin e lëndës narkotike.

Operacioni ku u zbuluan 1 ton kanabis në një magazinë në Lapan të Skraparit u zhvillua më 23 mars marsit ku u gjet një magazinë plot me lëndë narkotike. Për rastin në fjalë u shpallën në kërkim 7 persona nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë u zbulua një magazinë emadhe me plot 12 tonë drogë në Përmet./CityNews

Lajmet e fundit nga