LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majko i tërheq veshin Bibës/Nuk mund të flasësh për Çadrën e PD kudo

12 Prill 2017, 11:35, Aktualitet CNA

Seanca e sotme dëgjimore për raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka nisur me kritika dhe replika. Pandeli Majko, deputeti i Partisë Socialiste, ka shprehur kritikat dhe vërejtjen e tij, ndaj kryetarit të KQZ, në lidhje me deklaratat që ai ka dhënë së fundmi.

Sipas Majkos nuk duhet folur kudo për Çadrën e PD-së, sepse në këtë mënyrë krijohet konfuzion politik dhe ajo që ka rëndësi, nuk duhet të flasë për vendime të cilat merren në votim.

Ndërsa Biba është përpjekur ta sqarojë, Majko nuk e ka lejuar dhe e ka këshilluar ta marrë fjalën e tij si një vërejtje dashamirëse.

Majko: Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka një opinion, i cili merret me votim. Jo të dilni në kanale të ndryshme e të jepni mendime të ndryshme për çështje të ndryshme.

(Ndërhyn Biba për sqarim?!)

Majko: Merreni si vërejtje dashmirëse këtë. Ju lutem. Nuk ka për një anëtar të KQZ, qoftë edhe për ju si kryetar, një histori banaku, që ju flisni që nga Reforma Zgjedhore, nga cështjet politike, nga arsyet pse ka hyrë dikush në cadër e pse është jashtë, e per çeshtjet e Gjirit Persik, ju keni një podium quhet zëdhënënia e KQZ që të jepni mendimin e të thoni ky është mendimi i shumicës, ky është mendimi i pakicës e kaq./CityNews

Lajmet e fundit nga