LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputetja bukuroshe e PD rrëfen sekretet e familjes/Kush e mban portofolin dhe ...!

12 Prill 2017, 12:27, Aktualitet CNA

Është konsideruar si një femrat më të bukura dhe më me sharm në Partinë Demokratike. Jorida Tabaku ka hyrë shpejt në fushën e politikës, dhe ka arritur të ketë poste të larta në partinë politike ku aderon. Ka mbajtur postin si zv.ministre e Integrimit gjatë qeverisë Berisha, dhe më pas nënkryetare e Bashkisë së Tiranës.

Jorida Tabaku është diplomuar për menaxhim biznesi, dhe ka kryer studime pas universitare jashtë vendit, e më pas edhe doktoratën. Përveçse një grua në politikë, ajo është edhe një amvisë shumë e mirë. E ndërsa tani është në pritje të ëmbël.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku vjen sot në një rrëfim ndryshe në studion e ?News 24?. E ftuar në rubrikën ?Këndi i ekselencës? në ?Vila 24?, Tabaku tregon diçka më shumë nga jeta e saj, dëshirat, ëndrrat, angazhimi politik, por edhe jeta personale.

?Jam pak emotive si natyrë. Është shumë e vështirë ta mbash pak jashtë syrit të publikut jetën private. Por jam përpjekur për ta bërë këtë. Me bashkëshortin tim jemi martuar në 2007, ndonëse jemi njohur në vitin 2002. Kam mbështetjen e familjes dhe bashkëshortit për jetën time politike. Nuk ka gjëra të ndara në familje. Sa i takon ?mbajtjes së portofolit?, dhe menaxhimit të parave në familje, them se secili kontribuon në mënyrën e tij. Ne veprojmë bashkërisht, nuk i kemi gjëra e ndara?, thotë Tabaku.

Më tej, deputetja tregon rrugëtimin e saj në PD, dhe kohë kur i është bashkuar kësaj force politike.

?Kam qenë që 16 vjeç në forumet e PD. Tani kur shoh 16 vjeçare habitem, dhe them ndoshta është shumë herët, por mbase edhe mënyra sesi flitej në familjen time ka ndikuar. Dhe kështu ka filluar dhe angazhimi im, edhe me kalimin e viteve jam bërë edhe më aktive?, thotë ajo.

Duke qenë se Tabaku ka punuar edhe me Sali Berishën kur ka qenë në krye të PD-së, edhe me Lulzim Bashën ku ka mbajtur postin e kreut të Bashkisë së Tiranës, ajo ka treguar se si ka qenë dhe është bashkëpunimi me ta.

?Nuk bëj dot një krahasim. Me z.Basha unë kam punuar drejtpërdrejt, gjatë punës në Bashki. Ndërsa me z.Berisha unë kam qenë zv.minsitre, dhe bashkëpunimi im ka qenë më i drejtpërdrejtë me ministren. Por dua të them se mënyra e bashkëpunimit me ta është e ndryshme padyshim. Me Bashën kemi pasur më shumë diskutime pune. Z.Basha p.sh ishte më shumë pro uljes së taksave. Berisha është akoma aktiv në PD. Për Berishën mund të them se është i palodhur?, tha Basha./BW

Lajmet e fundit nga