Sërish në burg policët e  Qafë Thanës

12 Prill 2017, 15:34, Aktualitet CNA

Katër policët e prangosur, që shërbenin në pikën doganore të Qafë Thanës, përkatësisht  Ervin Kodra, kontrollor hyrje-daljeje, Çlirim Pepa, përgjegjës turni, Lirim Halili, kontrollor tek kabina e hyrjes dhe Syrja Terziu, po kontrollor hyrjeje, janë lenë të hetohen nën masën e sigurisë ?arrest me burg? nga trupa shqyrtuese e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Me këtë vendim kjo Gjykatë ka lënë në fuqi masën e sigurisë së dhenë më parë për ta. Masa e arrestimit është kërkuar nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila vazhdon të hetojë ngjarjen e kalimit të një kamioni me tetë ton kanabis,të kapur në Itali dhe që dyshohet se ka kaluar nga dogana e Qafë Thanës. Katër policët e arrestuar rezultojnë ti kenë krijuar lehtësi kalimi kamionit me drogë./CityNEWS

Lajmet e fundit nga