
Turqia miraton aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
CAPE CANAVERAL, Florida – Kompania SpaceX nisi në një fluturim për NASA-n katër astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ndër ta edhe personi i parë nga bota arabe që shkon në hapësirë për një qëndrim me të gjatë disa-mujor.
Raketa Falcon u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy pak pas mesnatës, duke ndriçuar qiellin ndërsa orientohej drejt bregut lindor.
Rreth 80 spektatorë nga Emiratet e Bashkuara Arabe ishin të pranishëm për të ndjekur nisjen në një mision gjashtëmujor të astronautit Sultan al-Neyadi – i dyti person nga Emiratet që fluturonte drejt hapësirës, por për një mision më të shkurtër.
Në anën tjetër të globit, në Dubai dhe qytetet e tjera të Emirateve të Bashkuara Arabe, shkollat dhe zyrat transmetonin drejtpërsëdrejti nisjen e raketës.
Në kapsulën Dragon që pritet të mbërrijë në stacionin hapësinor të premten gjendeshin gjithashtu: Stephen Bowen i NASA-s, një zhytës në pension i marinës që ka bërë deri më tani tre fluturime në hapësirë; Warren “Woody” Hoburg, ish-studiues në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetsit, si dhe Andrei Fedyaev, i dalë në pension nga Forcat Ajrore Ruse dhe që udhëton për herë të parë drejt hapësirës.
“Mirëserdhët në orbitë”, u komunikua nga qendra e kontrollit të kompanisë SpaceX, duke vënë në dukje se nisja po bëhej katër vite pas testit të parë të fluturimit në orbitë. “Nëse ju pëlqen udhëtimi, lutemi mos harroni të na jepni një vlerësim me pesë yje”.
Përpjekja e parë për nisjen u bë të hënën, por u anulua për shkak të një filtri të bllokuar në sistemin e ndezjes së motorëve.
“U deshën dy herë, por ja vlejti udhëtimi”, tha zoti Bowen.
Drejtuesja për misionet hapësinore të NASA-s, Kathy Lueders, tha se nisja e së enjtes ndriçoi edhe më shumë qiellin ku tashmë shfaqen Venusi dhe Jupiteri pranë njëri-tjetrit. Dy planetët janë shfaqur pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë javës, në distancë që sa vjen dhe zvogëlohet.
“Shtuam një yll të ri të ndritshëm në qiellin e natës së sotshme”, u tha ajo gazetarëve.
Anëtarët e rinj të stacionit hapësinor do të zëvendësojnë ekipin amerikano-ruso-japonez që ka qëndruar atje që në tetor. Banorë të tjerë të stacionit janë dy rusë dhe një amerikan, të cilëve iu dyfishua qëndrimi deri në shtator, për shkak kapsula e tyre Soyuz pati një rrjedhje. Një kapsulë zëvendësuese Soyuz mbërriti fundjavën e kaluar.
Zoti Al-Neyadi, me profesion inxhinier komunikacionesh, i falenderoi të gjithë në arabisht dhe më pas në anglisht pasi arriti në orbitë. “Nisja ishte e jashtëzakonshme. E mahnitshme”, tha ai.
Ai ishte zëvendësuesi për astronautin e parë të Emirateve, Hazaa al-Mansoori, që udhëtoi me një raketë ruse drejt stacionit hapësinor në vitin 2019, për një vizitë një javore. Vendi i pasur në rezerva hidrokarbure pagoi për vendin e zotit al-Neyadi në fluturimin e kompanisë SpaceX.
Ministrja për arsimin publik dhe teknologjinë e avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, tha se misioni i gjatë “na ofron një hapësirë të re për shkencën dhe kërkimet shkencore për vendin”.
“Nuk duam vetëm të shkojmë në hapësirë dhe pastaj të mos kemi shumë gjëra për të bërë atje, apo të mos kemi ndonjë ndikim”, tha drejtori i përgjithshëm i qendrës hapësinore të Emirateve në Dubai, Salem al-Marri.
Emiratet kanë tashmë një anije hapësinore që lëviz në orbitën e Marsit, si dhe një robot të vogël që po udhëton drejt Hënës në bordin e një anijeje japoneze. Dy astronautë të rinj të Emirateve po trajnohen me astronautët më të rinj të NASA-s në Hjuston.
Princi saudit Sultan bin Salman u bë arabi i parë në hapësirë, duke udhëtuar në bordin e raketës Discovery në vitin 1985. Dy vite më pas, ai u pasua nga astronauti sirian Muhammed Faris, i nisur me një mjet rus. Të dy qëndruan në hapësirë për rreth një javë.
Zotit Al-Neyadi do t’i bashkohen dy astronautëve sauditë që do të shkojnë në stacionin hapësinor nëpërmjet një udhëtimi të shkurtër privat të kompanisë SpaceX, për të cilin është paguar nga qeveria e tyre.
“Do të jetë vërtet shumë ekzaltuese, vërtet interesante” të gjenden tre arabë në hapësirë në të njëjtën kohë, tha ai javën e kaluar. “Rajoni ynë është i etur për të mësuar më shumë”.
Ai ka rezervuar shumë data për t’i kaluar me kolegët e tij, në veçanti gjatë muajit të Ramazanit, që fillon këtë muaj. Për sa i përket agjërimit, ai tha se nuk është i detyrueshëm pasi mund ta dobësonte dhe të rrezikonte kështu misionin.
Zoti Bowen, drejtuesi i ekipit, tha se të katër anëtarët janë bashkërenduar mirë megjithë diferencat mes vendeve të tyre. Megjithë tensionet për luftën në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë vazhduar bashkëpunimin për stacionin hapësinor dhe shkëmbejnë vendet për astronautët e secilës palë.
“Është thjesht e jashtëzakonshme të kesh mundësinë të fluturosh së bashku me ta”, tha zoti Bowen./VOA
"TikTok" po vendos një kufi ditor të kohës para ekrani...
Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesv...
Kanadaja do të ndalojë aplikacionin video "TikTok" nga...
Shtëpia e Bardhë u ka dhënë agjencive federale të SHBA-së ...
A ju kujtohet Realme GT Neo 5 që theu rekordet e karikimit...
Valë e re pushimesh nga puna në "Twitter". Sipas rapo...
Rregullatorët e mbrojtjes së privatësisë kanë nisur nj...
Google ka njoftuar se së shpejti do të shtojë një veçori t...
Zhvillimi i një aplikacioni të ri të krijuar për të re...
Ekspertët parashikojnë që në të ardhmen 39% e punëve s...
Ju mund të keni vënë re statuse të reja të çuditshme q...
Një iPhone i vitit 2007 është shitur për më shumë se 6...
Semaforët me tri ngjyra kanë qenë forma që kemi njohur pre...
“Meta”, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, njofto...
Shitësit me pakicë në internet përdorin truket psikolo...
Mendohuni dy herë përpara se të bëni një screenshot nj...
Motorët elektrikë po fitojnë vazhdimisht terren ndaj MEC-v...
ChatGPT, programi i inteligjencës artificiale që po sh...
Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk thotë se ka dhuruar...
“Apple” ka bërë përditësime të reja për sistemet e “iPhone...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të ku...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzë...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...