
Interpelancë me Manastirliun/ Mblidhet sot Kuvendi, rendi i ditës
Sot do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në K...
Sot do të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në K...
ChatGPT, programi i inteligjencës artificiale që po shënon një rritje të shpejtë, mori vëmendjen e publikut për shkak të aftësisë për t’iu përgjigjur me shpejtësi dhe në formë të zgjeruar një sërë pyetjesh.
Programi ka zgjuar interesimin e investitorëve të cilët janë të etur të bëhen pjesë e zbulimit tjetër të madh në teknologji.
I krijuar nga kompania private OpenAI, me mbështetjen e kompanisë Microsoft, programi ChatGPT regjistroi 100 milionë përdorues aktivë mujorë, vetëm dy muaj pas publikimit të aplikacionit, gjë që e bëri atë programin me rritjen më të shpejtë të përdoruesve në histori.
Popullariteti i tij mori vëmendjen e ligjvënësve amerikanë, të cilët kanë pikëpyetje mbi ndikimin e programit në sistemin arsimor, në sigurinë kombëtare dhe mënyrës se si do të rregullohet ai.
Ligjvënësi demokrat Ted Lieu, anëtar i Komisionit të Shkencës në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se ndërsa ishte i emocionuar për programin robotik, është gjithashtu i tmerruar nga inteligjenca artificiale, nëse ajo lihet e pakontrolluar dhe e parregulluar.
Senatori demokrat Ron Wyden, sipas një ndihmësi të tij, theksoi nevojën për t’u siguruar që Inteligjenca Artificiale të mos përfshijë paragjykime, që do të çonin në diskriminim në botën reale.
Një firmë ligjore, aktiviteti i së cilës përqëndrohet në përgjegjësitë e Inteligjencës Artificiale, vuri në dukje shqetësimet mbi sigurinë kombëtare, duke paralajmëruar për mundësitë që aktorë keqdashës, brenda dhe jashtë vendit, që kanë interesa të kundërta me Shtetet e Bashkuara, t’i përdorin këto sisteme për krijimin e materialeve të pavërteta dhe dëmshme.
Shumica e shqetësimeve rreth programit ChatGPT vijnë nga profesorët, të cilët shprehin frikën mbi mashtrimet e mundshme në shkolla dhe universitete si dhe plagjiaturën.
Të tjerë kanë shprehur shqetësime se programi kompjuterik mund të përdoret për përhapje të lajmeve të rreme.
Në një deklaratë kompania OpenAI tha se “ne nuk duam që ChatGPT të përdoret për mashtrime në shkolla, ose kudo tjetër, prandaj jemi duke punuar në krijimin e masave zbutëse për të ndihmuar këdo që të identifikojë materialet e krijuara nga ky sistem”.
Vetë programi ChatGPT dha një përgjgije interesante kur u pyet se si duhet të jetë i rregulluar:
“Si një model neutral i gjuhës së inteligjencës artificiale, unë nuk kam një qëndrim ndaj ligjeve specifike, që mund, ose nuk mund të miratohen për të rregulluar sistemet e inteligjencës artificiale si unë”, u përgjigj vetë sistemi.
Por më pas ai përpiloi një listë të fushave ku duhet të përqëndrohen rregullatorët, si privatësia e të dhënave, paragjykimi, drejtësia dhe transparenca në mënyrën se si shkruhen përgjigjet./ VOA
Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk thotë se ka dhuruar...
“Apple” ka bërë përditësime të reja për sistemet e “iPhone...
Krizës që ka prekur kompanitë më të mëdha të botës, duket ...
Pas rezultateve paraprake premtuese në Europën Lindore, Go...
A keni menduar ndonjëherë se sa mund t'i kushtojë Apple pr...
Senatori amerikan Chuck Schumer është shprehur se prop...
Yahoo po planifikon të pushojë nga puna më shumë se 20...
Google po kërkon mënyra për të bindur njerëzit se ësht...
Disa përdorues të Twitter nuk kanë qenë në gjendje të ...
Xiaomi 13 Pro ka dalë në treg muajin e kaluar në Kinë dhe ...
Një zjarr shpërtheu të martën në një fabrikë amerikane...
TikTok është në qendër të vëmendjes së shumë autoriteteve ...
Kamerat digjitale, të famshme në vitet 2000, po rikthehen ...
Kriza te gjigantët e teknologjisë vijon. Pas shumë kom...
Tesla ka humbur një shumë prej 140 milionë dollarësh n...
Sa kohë jemi në gjendje ta ruajmë përqendrimin mbi diçk...
Joe Biden ka ndaluar aprovimin e lincensave për firmat...
Fitimet tremujore të Samsung kanë rënë në nivelin më t...
Sipas një studimi për komisionerin e fëmijëve për Angl...
Disa nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsion...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qyte...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares V...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka zbuluar form...
Një 23-vjeçar është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranë...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një paralajmërim të for...
Shoku i qelisë së Saimir Zefit, Niko Kordhishti, ka ngritu...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë rajonin ...
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar S...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të...
Në brigjet e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera e...
Me vizitën e tij në Moskë presidenti kinez Xi tregoi q...
Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mung...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha lig...
Një ekip shkencëtarësh të Kombeve të Bashkuara thotë se nj...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sot më 23 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.5 ...
Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara e ka rritur sërish ...
Në tregjet financiare u rikthye pak qetësi. Megjithatë, sh...
Sot më 22 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.5 lekë...