E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kanadaja do të ndalojë aplikacionin video "TikTok" nga të gjitha pajisjet e lëshuara nga qeveria duke filluar nga e marta.
Vendimi pason një rishikim nga shefi i informacionit të Kanadasë dhe aplikacioni "paraqet një nivel të papranueshëm rreziku për privatësinë dhe sigurinë", tha një zëdhënës i qeverisë në një deklaratë.
Një zëdhënës i "TikTok" tha se kompania ishte e zhgënjyer nga vendimi. Ai vjen vetëm disa ditë pasi Komisioni Europian njoftoi një ndalim të ngjashëm.
Shqetësimet e sigurisë
Kryeministri Justin Trudeau tha se kishte mjaft shqetësime për sigurinë rreth aplikacionit për të kërkuar ndryshimin.
"Ky mund të jetë hapi i parë, ky mund të jetë hapi i vetëm që duhet të bëjmë," tha ai të hënën në një konferencë shtypi pranë Torontos.
"TikTok" është kritikuar për përdorimin e informacionit personal dhe lidhjet me qeverinë kineze.
Punonjësve federalë amerikanë iu ndalua përdorimi i "TikTok"-ut në fund të vitit të kaluar dhe të hënën Shtëpia e Bardhë u dha agjencive qeveritare 30 ditë për të pastruar aplikacionin nga sistemet e tyre.
Një numër universitetesh amerikane e kanë ndaluar përdorimin e aplikacionit në rrjetet e tyre. Ndalime më të gjera publike janë zbatuar në Indi dhe disa vende të tjera aziatike.
Kompania këmbëngul që zyrtarët e qeverisë kineze nuk kanë akses në të dhënat e përdoruesve dhe se një version kinez i aplikacionit është i ndarë nga ai i përdorur në pjesën tjetër të botës. Por vitin e kaluar, kompania pranoi se disa stafe në Kinë mund të kenë akses në të dhënat e përdoruesve europianë.
Ndalimi për punonjësit e Komisionit Europian do të hyjë në fuqi më 15 mars.
Rregullatorët kanadezë të privatësisë po hetojnë gjithashtu "TikTok"-un mbi shqetësimet në lidhje me të dhënat e përdoruesit, veçanërisht nëse kompania merr pëlqim "të vlefshëm dhe kuptimplotë" nga përdoruesit kur mbledh informacione personale.
Rreth një e katërta e të rriturve kanadezë përdorin aplikacionin, sipas një sondazhi të fundit nga studiuesit në Laboratorin e Mediave Sociale në Universitetin Metropolitan të Torontos.
Në një deklaratë, Mona Fortier, presidentja e Bordit të Thesarit të Kanadasë, tha se qeveria "është e përkushtuar të mbajë të sigurt informacionin e qeverisë". Aplikacioni do të hiqet nga telefonat e lëshuar nga qeveria këtë javë dhe pajisjet e tjera dhe do të bllokohet nga shkarkimet në të ardhmen.
"Në një pajisje celulare, metodat e mbledhjes së të dhënave të 'TikTok' ofrojnë qasje të konsiderueshme në përmbajtjen e telefonit," tha zonja Fortier. "Ndërsa rreziqet e përdorimit të këtij aplikacioni janë të qarta, ne nuk kemi asnjë provë në këtë pikë që informacioni i qeverisë është komprometuar."
Bordi i Thesarit, i cili mbikëqyr operacionet e qeverisë federale, përfshin zyrtarin kryesor të informacionit të vendit.
Në një deklaratë, një zëdhënës i kompanisë tha se ndalimi i pajisjeve të lëshuara nga qeveria ndodhi "pa përmendur ndonjë shqetësim specifik sigurie në lidhje me "TikTok"-un ose pa na kontaktuar për të diskutuar ndonjë shqetësim përpara marrjes së këtij vendimi.
Shtëpia e Bardhë u ka dhënë agjencive federale të SHBA-së ...
A ju kujtohet Realme GT Neo 5 që theu rekordet e karikimit...
Valë e re pushimesh nga puna në "Twitter". Sipas rapo...
Rregullatorët e mbrojtjes së privatësisë kanë nisur nj...
Google ka njoftuar se së shpejti do të shtojë një veçori t...
Zhvillimi i një aplikacioni të ri të krijuar për të re...
Ekspertët parashikojnë që në të ardhmen 39% e punëve s...
Ju mund të keni vënë re statuse të reja të çuditshme q...
Një iPhone i vitit 2007 është shitur për më shumë se 6...
Semaforët me tri ngjyra kanë qenë forma që kemi njohur pre...
“Meta”, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, njofto...
Shitësit me pakicë në internet përdorin truket psikolo...
Mendohuni dy herë përpara se të bëni një screenshot nj...
Motorët elektrikë po fitojnë vazhdimisht terren ndaj MEC-v...
ChatGPT, programi i inteligjencës artificiale që po sh...
Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk thotë se ka dhuruar...
“Apple” ka bërë përditësime të reja për sistemet e “iPhone...
Krizës që ka prekur kompanitë më të mëdha të botës, duket ...
Pas rezultateve paraprake premtuese në Europën Lindore, Go...
A keni menduar ndonjëherë se sa mund t'i kushtojë Apple pr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...