LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama, thirrje Asamblesë së OKB-së/ Shqipëria u sulmua nga Irani, kthejini sytë nga siguria kibernetike

24 Shtator 2022, 18:02, Politikë CNA
Rama, thirrje Asamblesë së OKB-së/ Shqipëria u sulmua nga
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ka folur dhe për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Ai i bëri thirrje OKB-së të rrisë fokusin ndaj sigurisë kibernetike, ndërsa solli në vëmendje se Shqipëria u sulmua nga Republika Islamike e Iranit me qëllim paralizimin e shërbimeve publike si dhe vjedhjen e të dhënave.

“Shqipëria qe pre e një sulmi kibernetik, kishte synim për të shkatërruar të dhënat. Është konfirmuar se sulmi kibernetik është një agresion shtetëror.

Kësisoj, përballur me një shkelje kaq flagrante, Shqipëria nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të prishnim marrëdhëniet diplomatike me Iranin”, tha Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga