LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

 “Unë i ftoj me zemër të hapur”/ Berisha, mesazh deputetëve të grupit Basha

24 Shtator 2022, 13:01, Politikë CNA

 “Unë i ftoj me zemër të hapur”/ Berisha, mesazh

“PD  është më e fuqishme se ndonjëherë më parë”. Kështu ka deklaruar sot kreu i PD-së gjatë një komunikimi online me qytetarët.

Ai ka thënë se pavarësisht çdo përpjekjeje që u bë për të shkatërruar PD-në, nuk ia dolën.

“Besoj se jeni dakord që PD-ja, gjatë këtij viti, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, dhe jo vetëm të qeverisë, dhe të mafias së George Soros për ta penguar dhe ndaluar trenin e saj, ai eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD-ja realisht, siç faktoi më datë 7 korrik, është më e fuqishme se ndonjëherë më parë”, është shprehur Berisha.

Ai ka ftuar deputetët e grupit të Bashës që të bashkohen me PD-në.

“Deputetët e grupit parlamentar të PD-së, janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme që bëhen si vegla të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha.

Unë i ftoj me zemër të hapur, por u them prapë sot këtu, para jush, se i gjithë Shqipëria i shikon, kur ata pa asnjë mandat partie, bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës.

Ata sot, nëse deri dje, mund të mos ishin të bindur se Basha ishte peng i Ramës, sot nuk ka shqiptar që nuk e kupton se Basha ishte marrë peng me dosjen ruse nga Rama, dhe jo vetëm kaq.

Mirëpres secilin prej tyre t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën”, është shprehur Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga