E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur si kryeministër në një bashkëbisedim online me qytetarët në “Facebook”, ku ka treguar disa nga vendimet që do të marrë nëse do të vijë në pushtet.
Berisha përsëriti edhe një herë premtimin se do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.
“Një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës antikombëtare të Rrugës së Kombit. Edi Rama e vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge. Ai dërgoi grupin e tij për të bllokuar hapjen e tunelit të Kalimashit. Taksa dhe trau do të hiqen muajt e parë, në vendimet e para të PD-së”, u shpreh ai.
Ish-kryeministri tha se legalizimi është një problem i madh i shqiptarëve, që me PD-në në pushtet do të marrë fund.
“Legalizimi është një problem i vulgarizuar nga mashtrimet pa fund të kësaj qeverie. Garantoj se do t'i jepet fund me një skemë më të thjeshtë që është përdorur ndonjëherë. Ata të cilët kanë marrë ato fletushka, nuk do marrin më fletushka të përkohshme, por do marrin tapitë përfundimtare të shtëpive”, vijoi lideri i demokratëve.
Gjithashtu, Berisha premtoi të dyfishojë rrogat e punonjësve të shëndetësisë.
“Ne do të dyfishojmë rrogat e punonjësve të shëndetësisë, do të garantojmë një buxhet të mjaftueshëm për modernizimin dhe reformimin e sistemit të shëndetësisë. Do bëjmë gjithçka, që mjekë të shquar shqiptarë, të rikthehen kundrejt stimujve që u takojnë. Pra, sot shërbimi shëndetësor në Tiranë, renditet në dhjetëshen e fundit në botë dhe kjo është një katastrofë e vërtetë. Këtë situatë do e ndryshojmë me shpejtësi në vitet e pushtetit të PD-së”, theksoi ai.
Një nga koncesionet që ish-kryeministri ka treguar do të anulojë, është ai i "check up"-eve.
"'Check up'-i është një koncesion familjar, Rama-Vilma Nushi. Është një shkrirje e familjeve Koleka e Nushi në një plaçkitje dhe grabitje të tmerrshme të qytetarëve shqiptarë. Këtë nuk e pranojnë vendet më të zhvilluara. Do anulohet dhe do të shkojnë para gjyqit, si Vilma Nushi, Ilir Beqja dhe Edi Rama, të cilët iu vërsulën të përdorin shëndetin e qytetarëve shqiptarë për të vjedhur qindra miliona euro.
Informoj shqiptarët, se Vilma Nushi është një nga më kryesoret në shkatërrimin e sigurisë së barnave në Shqipëri, pasi me angazhimin e kushëririt të saj nga burri, Edi Ramës, hoqi ligjin, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të futeshin ilaçe që nuk përdoren në territoret jashtë BE. Pas heqjes së kësaj, Shqipëria u shndërrua në koshin e ilaçeve të skaduara nga Beogradi gjer në Bangladesh”, deklaroi kreu i PD-së.
Më tej, ai theksoi se do të mbrojë biznesin e vogël nga peshkaqenët e mëdhenj, që sipas tij janë oligarkët e qeverisë.
“Biznesi i vogël, së pari garantoj se nga 200 lekë që paguan energji, do zbresë aty ku ishte, te 60 lekë. Pra, do të ulet me tri herë, çmimi i energjisë. Kjo jo vetëm për biznesin e vogël, por për të gjitha bizneset në Shqipëri.
Së dyti, biznesi i vogël do ketë lehtësira shumë të mëdha fiskale. Do hiqet taksa mbi të. Do kalohet për sigurimet shoqërore në nivelin 10 për qind. Mbi të gjitha do mbrohet biznesi i vogël nga peshkaqenët e mëdhenj, oligarkët e qeverisë, që kanë krijuar bizneset e tyre do vrarë qindra e mijëra biznese të vogla. Bizneset e tyre bëjnë evazion dhe vrasin konkurrencën. I bëj thirrje biznesit të vogël të përgatitet për grevë të përgjithshme”, nënvizoi Berisha./ B.A. – CNA.al
Ndonëse ende nuk është caktuar një datë, kryetari i Partis...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, po zhvillon sot një komunikim ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar Qe...
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në New York ka takuar...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka zbërthyer de...
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka qua...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur akuza nda...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pranuar se k...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka shfrenuar fj...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ngritur akuza të forta se Pa...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste për emisio...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka folur për ...
Ilir Meta ka ndezur një sulm të padëgjuar ndaj 5 an...
Pas raportimeve të mediave ndërkombëtare për lobimin rus, ...
Si e nisi karrierën Grida? Grida Duma e nisi karrierën në...
“Belind Këlliçi, je përfolur si një nga kandidatët më pote...
Në konferencën e sotme për shtyp, kreu i PD-së, ndër të tj...
Ish-kryeministri Sali Berisha sërish ka folur sot për prot...
Lobimi rus, në kurriz të PD-së, ka vënë në lëvizje kreun e...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...