LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

‘E përdorin mandatin si kartë bankomati”/ Murrizi ‘masakron’ deputetët e opozitës: Patericë e Ramës

25 Shtator 2022, 16:23, Politikë CNA
‘E përdorin mandatin si kartë bankomati”/ Murrizi
Myslim Murrizi

Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar këtë të enjte për here të parë votat për të miratuar anëtarin e Bordit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, duke i dhënë këtë detyrë, Edmond Tullumanit.

Bërja e opozitës dhe mazhorancës bashkë, ka bërë që të reagojë dhe ish-deputeti Myslim Murrizi.

Me tone të forta Murrizi i quan deputetet e opozites, patericë e Ramës. Këto figura pa shtyllë kurrizore pa dinjitet dhe pa asnjë kontribut në politikë që quhen deputet, shumica e përdorin mandatin si kartë bankomati thjesht për të marrë rrogën, shton Murrizi më tej.

Postimi i plotë:

Sa prej kesaj tufe qe sot kane mandat deputeti ulerinin per deputetet e viteve 2019-2021 qe jane paterice e rames dhe votojne ligjet e Rames

Si ka mundesi qe disa here rresht keta vemje kur ka votim te fshehte votojne per te njenjtet individ qe voton dhe rama????

Dhe nje pyetje per mender gazetaro-analistet ish spiune sigurimi qe lehnin ne çdo studio se ne ishim paterica e rames

Pse nuk lehni tani per bashkimin e votave te kesaj tufe me tufen e rames?????

Apo se jeni sivllezer te kesaj tufe pa pigment, pa shtylle kurrizore pa dinjitet dhe pa asnje kontribut ne politike qe quhen deputet dhe shumica e perdorin mandatin si karte bankomati thjesht per te mare rrogen

Meqenese disa komentues sot por dhe shume debila e trushplare ne vitin 2019 me etiketonin se une mbajta ramen ne pushtet, do tju beja nje pyetje

Nese mendoni se rama dhe qeveria e rames rrezohet duke ikur nga parlamenti, pse nuk lehni më sot qe keta deputet te opozites se soteme te ikin nga parlamenti dhe te rrezojme ramen????????

Ne kater vite ne parlament 2017-2021 ndjehem shume krenare per çfar kam folur e denoncuar dhe shum fish krenar qe nuk kam votuar asnje ligj te qeverise rama

Kreret e politikes opozitare dikush duke folur troç e dikush duke belbezuar neper dhembe, kane pranuar qe gabuan rende ne marrezine kolektive te djegies se mandateve dhe mos pjesemarrjen ne zgjedhjet lokale

Por akoma nuk kam degjuar asnje lehes analiste ish spiun sigurimi te pranoj qe ka lehur kot si zagar i uritur ne ate kohe ose ka lehur me pagese ne histeri duke na bere gjyqin pse qendruam ne parlament

Megjithese lehja e spiuneve per mua nuk ka asnje vlere./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga