LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video - Rita Ora lë gafë në emision/ Ngatërron pjeshkën me mollë

13 Gusht 2022, 19:34, Lifestyle CNA
Video - Rita Ora lë gafë në emision/ Ngatërron pjeshkën
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një gafë, teksa ishte në lidhje të drejtpërdrejtë nga SHBA-ja me emisionin “The Big Breakfast”, në "Channel 4" të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë diskutimit me prezantuesit Mo Gilligan dhe AJ Odudu, shqiptarja Rita u hutua nga diçka në shportën e saj me fruta.

Ajo mori një frut në dorë dhe e tregoi para kamerës, duke thënë: “Shikoni këtë mollë të pluhurosur! A mund ta shikoni?

Më pas ajo korrigjoi veten dhe deklaroi se nuk mendon se fruti që po mban është një mollë, por një dardhë.

“Unë as që mendoj se është një mollë. Unë mendoj se është si një dardhë e rrudhur”, u shpreh Rita më tej, por prezantuesit e vunë në dijeni se në fakt ajo kishte në dorë një pjeshkë.

“Është?!... A e dini çfarë, është ora 3 e mëngjesit djema, më jepni një pushim”, tha këngëtarja, duke u justifikuar se ishte e përgjumur për shkak të diferencës kohore mes shteteve.

Prezantuesit e emisionit “shpërthyen” në të qeshura, ndërsa kjo video është bërë virale në rrjetet sociale./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga