LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës nuk përcaktoi çmimin e dherave

2024-02-22 14:30:00, Denoncim CNA
Skandali/ Kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës nuk
Inceneratori i Tiranës

Afera e inceneratorëve ka brenda në kontratë të tjera pika dhe çështje që i kanë sjellë kompanisë koncesionare dhjetëra miliona euro.

Një aferë korruptive pas një kontrate zyrtare të keqshkruar, me një procedurë skandaloze, me një kompani ku fshihen pronarët.

Pas hetimeve të SPAK-ut ka dalë që ka edhe pronarë të përkohshëm, të fjetur, që do të financojnë, që tregon se pronarët fillestarë nuk kanë pasur para për të firmosur këtë kontratë.

Gjithashtu dalin skandale, afera të fshehura pas Mirel Mërtirit, Klodian Zotos, zyrtarëve të bashkisë Tiranë, qeverisë, ministrave, etj.

Kontrata koncesionare nuk përcakton çmimin e dherave

CNA sot po sjell një detaj tjetër, një nga pikat më të rëndësishme që duhet të ketë hetimi në lidhje me aferën e inceneratorit dhe landfillit të Tiranës, atë të dherave.

Skandali/ Kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës nuk
Plehrat në landfillin e Tiranës

Sipas kontratës koncesionare, në faqen 8 theksohet qartë se çfarë janë mbetjet inerte, mbetjet e llojeve të tjera dhe mbetjet urbane.

“‘Mbetje’ do të përfshijë të gjitha mbetjet inerte, mbetjet urbane dhe mbetjet e llojeve të tjera, të cilat do të depozitohen në venddepozitimet që do të operohen nga koncesionari, konform kësaj kontrate.

‘Mbetje inerte’ ka kuptimin e të gjitha mbetjeve inerte referuar legjislacionit në fuqi në momentin e lidhjes së kësaj kontrate, apo përgjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate, për mbetjet që mblidhen në të gjitha Njësitë Vendore të Qarkut Tiranë nga një ose disa operatorë ekonomikë, privatë apo publikë, të përzgjedhura ose jo këto nga Njësitë Vendore të Qarkut Tiranë dhe që paketohen e transportohen për në Impiante dhe/ose venddepozitimet sipas projektit, siç janë mbledhur në burim nga këta operatorë.

‘Mbetje të llojeve të tjera’ do të thotë çdo mbetje tjetër, përfshirë, por pa u kufizuar, në mbetje industriale, të cilat mund të përbëjnë objekt përpunimi në Impiantet sipas kësaj kontrate, referuar përkufizimeve të legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

‘Mbetje urbane’ ka kuptimin e të gjitha mbetjeve urbane referuar legjislacionit në fuqi në momentin e lidhjes së kësaj kontrate, apo përgjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate, për mbetjet që mblidhen në të gjitha Njësitë Vendore të Qarkut Tiranë”, thuhet në kontratë.

Skandali/ Kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës nuk
Kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës
Skandali/ Kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës nuk
Kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës
Skandali/ Kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës nuk
Kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës

Pra, kjo kontratë i përfshin mbetjet inerte, por në anekset e saj nuk përcaktohet çmimi. Kjo kontratë përcakton çmimin thjesht dhe vetëm për mbetjet urbane, 29 euro/ton që do të paguajnë Bashkia e Tiranës dhe bashkitë e këtij qarku, por më pas iu shtuan edhe bashkitë e qarkut të Durrësit.

Vlera totale shkon më shumë se 13 milionë euro. Në momentin e firmosjes së kontratës ka qenë vetëm Bashkia e Tiranës me 10 milionë euro. Në vit nga transferta e pakushtëzuar e qeverisë, një përqindje e papërcaktuar paguhej nga vetë bashkia me kalimin e viteve.

Për çmimin e dherave nuk u bë studim

Sipas kësaj marrëveshjeje, dherat nuk kanë një çmim. Pra, nuk është vendosur, nuk është parashikuar, nuk është bërë studim dhe nuk është përcaktuar se sa do të jetë vlera e plehrave apo shuma që do të marrë kompania për mbledhjen e tyre, apo zhvendosjen në landfill. Kush do ta paguajë këtë shumë? Sa është kostoja?

Skandali/ Kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës nuk
Bashkia e Tiranës

Tregut nuk i është bërë një studim për të gjetur realisht sa është vlera që i kushton privatit për transportin e plehrave në landfill, sa është fitimi që merr kompania e landfillit nga shitja apo dhe përdorimi i këtyre dherave, duke përcaktuar qartazi se duhet të kishte një vlerë, e cila duhet të ishte në kontratë dhe të përcaktonte mirë zërat e saj.

Kjo sepse në ofertën e pakërkuar zërat për dherat janë thuajse zero dhe është krejt normale, bëhet një ofertë e pakërkuar, hapet një garë, vjen një ofertë PPP e firmoset një kontratë, ku kompania koncesionare thotë unë investoj 128 milionë euro për 6 vite dhe më kthen pas të garantuar 300 milionë euro për 30 vite dhe të ardhura të tjera të përcaktuara mirë në zëra, siç është riciklimi i letrës, mbetjeve plastike, të ardhurat nga shitja e energjisë, të ardhurat nga shitja e skrapit e kështu me radhë.

Në këtë rast te dherat kompania ka të ardhura, të cilat ajo i kishte mjaft të majme, që janë 40% të totalit të saj. Mjafton të shohim deklaratën e vitit 2021 në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku xhiroja është 25 milionë dollarë, fitimi rreth 70 milionë dollarë dhe të ardhurat nga dherat janë gati 40% e totalit të xhiros, pra rreth 11.5-12 milionë dollarë, që kompania do të kishte nga dherat, të cilat do t’i përdorte me kosto 0 për kapsulim, pasi do t’i çonin bizneset me shpenzimet e tyre e do t’i derdhnin atje ku donte kompania dhe pas përdorimit të dherave te pjesa e mbetjeve organike plehu do të shitej.

Çmimin e dherave e paguajnë firmat e ndërtimit

Skandali/ Kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës nuk
Plehrat e grumbulluara

Pra, një kontratë 300 milionë euro për të investuar 128 milionë euro, për t’i marrë prapë këto para, një PPP e pastër ku kompania përveç lekëve ngja qeveria do të kishte dhe paratë e tjera që do të mblidhte nga aktiviteti i saj, por në ofertë nuk janë përcaktuar të ardhurat nga dherat.

Janë rreth 5 milionë metra katrorë ndërtim vetëm në Bashkinë e Tiranës të dhëna nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Kostoja e rritur e ndërtimit është 10-15 euro për metër katrorë, që paguhet nga qytetarët dhe nga bizneset.

Bashkia e heq nga kurrizi i saj, qeveria e heq, thotë nuk i paguajmë ne, po nuk i paguan qeveria dhe bashkia drejtpërdrejtë, por i paguajnë taksapaguesit shqiptarë, i paguajnë qytetarët, i paguajnë firmat e ndërtimit, të cilat kanë disa taksa, kanë taksë ndërtimi, taksë pastrimit, taksë infrastrukture, e të tjera me radhë.

Të ardhurat e kompanisë rezultojnë në këto 6 vite rreth 60 milionë euro. Sipas të dhënave që jep vetë bashkia, rreth 5 milionë metra katrorë ndërtim, 10-15 euro metri kosto. Në një mesatare shkojnë 50-60 milionë euro të ardhura dhe kompanisë koncesionare këto të ardhura duhet t’i zbriteshin dhe nuk do të paguhej më 29 euro/ton, pra nuk do të ishin më 10 milionë euro nga Bashkia e Tiranës, por do të ishin 6 milionë euro, dhe nga bashkitë e tjera të qarqeve.

Do të fitoheshin minimalisht 5-6 milionë euro në vit në buxhetin e shtetit, në buxhetet e bashkive të varfra, duke përfshirë në kontratë edhe dherat me çmim të përcaktuar.

Pra, të ardhurat e kompanisë në koncesion për zërin dhera do të zbrisnin me të paktën 40%, shumë totale e të ardhurave të kompanisë që ka ofruar si studim fizibiliteti në 30 vite kur në fakt zëri dhera mungon dhe në disa raste është thuajse i barabartë me të ardhurat nga buxheti i shtetit.

Ajo që pretendohet nga kompania se merr thjesht dhe vetëm 29 euro/ton mbetje nuk është e vërtetë. Kompania koncesionare merr 4 mijë lekë, 4 euro/m³, merr 10 uro/m³ dhera, ndërsa për dherat që merr nga pushteti qendror është 2 euro dhe 8 euro, por ky çmim nuk është përcaktuar nga një studim fizibiliteti. Ky çmim nuk është përcaktuar nga një studim tregu, ky çmim nuk është vendosur me rregulla dhe me negocim mes palëve, por ky çmim është vendosur nga kompania koncesionare dhe kjo e fundit vetëm mbush xhepat me para. Merr çanta dhe thasë me para pa pasur asnjë kosto, ka 0 kosto.

Biznesi i çon kamionët me dhera me shoferët, me karburantin, me kostot e tij dhe kompania koncesionare i mbledh në troje shtetërore, janë 150 mijë metra katrorë truall shtet që kompania koncesionare i ka përdorur pa i pasur me leje për të vendosur dherat, nga të cilat ka fituar miliona euro.

CNA i ka hyrë me thellësi skemës dhe ka zbuluar se kontrata nuk ka përcaktuar çmimin, marrëveshja me Bashkinë e Tiranës ka kthyer Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Ndërtimit të kësaj bashkie në institucione në varësi të kompanisë së inceneratorëve, pa folur për akuzat që drejtuesit merrnin një përqindje të caktuar të vlerës së të ardhurave nga dherat, pasi ndiqeshin me dronë kamionët e firmave të ndërtimit, pasi subjektet e ndërtimit për të kaluar dherat nga pika A në pikën B duhet të paguanin inceneratorin e Tiranës, edhe pse duhet të bënin thjesht një mbushje në objekt.

Skandali/ Kontrata koncesionare e inceneratorit të Tiranës nuk
Bashkia e Tiranës

Investimi i parealizuar dhe kontrata skandaloze

Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës nuk qëndron vetëm te pjesa që mungon inceneratori dhe nuk është bërë investimi 128 milionë euro, por është realizuar maksimumi 18-20% e totalit të vlerës së investimit, por te fakti se është një kontratë skandaloze që nuk ka përcaktuar çmimin te dherat që janë me vlerë dhjetëra miliona euro që mund të përgjysmonin kostot dhe tarifat që paguajnë qytetarët e Qarkut Tiranë apo dhe të Qarkut Durrës, që tashmë paguajnë nga buxheti i shtetit.

Është më e gjerë afera sesa mungesa e një inceneratori që nuk është ndërtuar, që kompania pretendon afatet e saj të realizimit, ndërkohë që është qartazi tahmë e zbuluar skema se kompania koncesionare që ka lidhur kontratën me shtetin shqiptar ka qenë thjesht një maskë e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos duke përdorur brande të huaja dhe duke mos pasur 128 milionë euro për financim.

Gjithçka në skemë duket e qartë. Përveç parave që merr nga qeveria shqiptare, në kontratë me qëllim nuk është vendosur çmimi për mbetje, inerte apo dhera, të cilat i ka përcaktuar vetë kompania që ka dyfishuar të ardhurat e saj dhe xhiron që në vitet e para të kontratës koncesionare.

Kjo vërteton dhe një fakt shumë të thjeshtë që të ardhurat e kompanisë në 30 vite priteshin të ishin rreth 1 miliard euro. Për një llogari të thjeshtë janë rreth 300 milionë euro që jepen nga buxheti i shtetit vetëm për Bashkinë e Tiranës, janë dhe bashkitë e qarkut, plus bashkitë e Qarkut Durrës që janë shtuar.

Shuma e të ardhurave me një mirëfunksionim të të gjitha njësive vendore shkon afërsisht mbi 15 milionë euro vetëm nga buxheti i shtetit në 30 vite.

Pra, rreth 450 milionë euro janë këto para që jep buxheti i shtetit. Shkojmë më tej, 128 milionë euro duhet të ishte vetë investimi i kompanisë. Shkojmë më tej te dherat, ku sipas deklarimeve të vetë kompanisë janë gati 40% e totalit të buxhetit, diku e njëjta shumë me vlerën që paguan qeveria shqiptare.

Dherat në 30 vite përbëjnë afërsisht 400-450 milionë euro të tjera. Një mbledhje e thjeshtë midis dy të ardhurave dhe investimit shkon rreth 1 miliard euro.

Këtu nuk janë shtuar të ardhurat që vijnë nga riciklimi i letrës, i plastikës, shitja e skrapit, shitja e energjisë pas ndërtimit të impiantit të inceneratorit, apo shitja e plehut organik, procese që kanë milionat e tyre të eurove të ardhura.

Prandaj dhe beteja për inceneratorin e Tiranës vazhdon të jetë e madhe, vazhdon të jetë mediatike, vazhdon të ketë zëra të pushtetit dhe media të paguara sa me fatura e sa me çanta që janë në mbrojtje të një kontrate koncesionare, që është një aferë ku thasët me para kanë paguar për propagandën, prandaj zërat e tyre në vend që të heshtin dhe të mbrojnë interesat e qytetarëve vazhdojnë të jenë në krah të hajdutërisë së inceneratorëve, aferës më të madhe korruptive pas viteve ’90 në Shqipëri./ CNA

Lajmet e fundit nga