Stop/ He was operated on in the maternity hospital, the doctor forgets to record the report
The next complaint comes from the "Queen Geraldine" matern...

Megjithëse kohët e fundit është ndërmarrë një nismë ligjore, ku burrat/gratë që bashkëjetojnë me shumë partnerë të dënohen penalisht, në gjithë Shqipërinë ka me mijëra bashkëjetesa të tilla.
Në redaksinë e Fiksit u ankua një 50 vjeçare në Dibër, e cila prej 22 vitesh ndan të njëjtin burrë me një partnere tjetër. Ajo thotë se familjarët e tij e bullizojnë dhe e ofendojnë, duke i hapur profile false në rrjete sociale. Ndërkohë, ka kontaktuar disa herë policinë e Peshkopisë, por nuk ia kanë zgjidhur këtë problematikë. Pas interesimit të Fiksit, oficeri i policisë i mban kallëzim qytetares për të gjithë profilet false që i kanë hapur.
Qytetarja thotë se është e divorcuar dhe ka 2 fëmijë nga martesa e parë.
“Kam 22 vite bashkëjetesë me këtë person. Fillimisht nuk e kam ditur që ka qenë i martuar. Më pas e mësova dhe të dyja familjet e kanë ditur. Nuk kemi pasur asnjëherë probleme dhe kemi pranuar fatin tonë” thotë qytetarja. Ajo shpjegon se pas shumë vitesh bashkëjetesë, kanë sjellë në jetë 1 vajzë, e cila sot është 10 vjeçe. “Kemi qenë në një lagje tjetër dhe tani kemi shtëpitë pranë njëri-tjetrit. Me gruan e tij nuk kemi pasur probleme dhe konflikte. Disa muaj më parë, në 2023, kanë filluar problemet e para. Më kanë hapur disa profile false në ‘Instagram’ me fotografinë dhe emrin tim. Më etiketojnë si femër e përdalë dhe me ofendojnë”, thotë 50 vjeçarja.
Fiksi e pyeti se ndaj kujt dyshon se mund të ketë hapur këto profile false, ku bullizohet dhe ofendohet.
“Dyshoj se mund të ma ketë bërë djali i bashkëjetuesit i cili mbush 22 vjeç. Përveç meje i shkruan dhe vajzës time të madhe, e martuar. Tani më shqetësojnë fëmijët” thotë ajo, ndërsa tregon se ka shkuar disa herë në Policinë e Dibrës, por s’ka marrë zgjidhje. “Kam shkuar te Policia e Dibrës, fillimisht nëpërmjet një personi të njohur. Më thanë do t’i verifikojnë dhe nuk hetuan asnjë gjë. Kam shkuar në nëntor 2023 dhe asnjë gjë nuk ndodhi. Ato faqe në ‘Instagram’ herë janë aktive. Herë mbyllen përkohësisht, por hapen sërish dhe policia nuk i gjen autorët. Kam shkuar edhe para 1 jave në polici, ku kam treguar të gjitha detajet e hapjes së këtyre faqeve. Janë edhe biseda ku më shajnë dhe më etiketojnë si të përdalë. Por sërish nuk kanë marrë asnjë masë për identifikimin e personave që i hapin dhe as për mbylljen e tyre”, vijon denoncuesja.
Pas ankesës, ajo shkon në Policinë e Dibrës, ku takon oficerin që merret me sulmet kibernetike. I tregon sërish gjithçka, madje edhe bisedat dhe faqet e reja që janë hapur. Oficeri i thotë se “tani ke elemente dhe duhen verifikuar”. Ai i thotë se do të presësh pak dhe më pas do të bëjnë skanimin e telefonit. Gazetarët e Fiks Fare kontaktojnë me oficerin Ramiz Alia, duke e pyetur se përse nuk e kanë hetuar më përpara. Ai përgjigjet se “zonja ka ardhur sot dhe është në ambientet e policisë”.
Fiksi e pyet se përse u la kaq gjatë, duke sjellë degradimin e situatës dhe gjendjen e vështirë emocionale dhe psikologjike të denoncueses. “Sot ka fakte, herët e tjera ka ardhur, por nuk ka bërë denoncim”, pohon ai, ndërkohë që qytetarja pohon se policia nuk i ka mbajtur denoncimin. Vetëm pas interesimit të Fiksit, Policia e Dibrës i merr denoncimin dhe fillon hetimet për këtë rast.
“Unë kërkoj të gjendet autori. Mund ta fal edhe për shkak të bashkëjetuesit. Kërkoj vetëm që të jetoj e qetë, bashkë me vajzën time që e rris vetë. Punoj në shtet dhe të gjithë më njohin. Ajo që është bërë është bërë, ka 22 vjet dhe askush s’e zhbën dot më. Por, mos të më ofendojnë dhe bullizojnë, sepse është shumë e rëndë”, përfundon denoncuesja./ tch
The next complaint comes from the "Queen Geraldine" matern...
We are in the Kushtrimi neighborhood, in Vlora, for the de...
The students of the 9-year-old school "Ibrahim Tema" in th...
A citizen who appeared on the show "Stop" on TV Klan says ...
Citizen Fisnik Pulaj, 79 years old, owns two property cert...
The story of Gazmir Muça is one of those that we hear a lo...
In this part of the show, "Stop" brought the story of a de...
The vice president of the DP, Luciano Boçi, denounced ...
The investigative show "Stop" on TV Klan went to district ...
On December 16, 2023, the Shkodër first instance court fou...
In a television appearance, in the "Opinion" show o...
Regarding the case of the verbal and physical conflict bet...
On November 21, 2023, the investigative show "Stop" on TV ...
Elva Margariti, ndonëse është shkarkuar si ministre e ...
Yesterday evening, journalist Elvi Fundo took out document...
Journalist Elvi Fundo has denounced how state institutions...
Journalist Elvi Fundo has shown the illegal sales of the s...
The affair of the Tirana incinerator has a total value...
In the first days of January, state treasury payments ...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, th...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident occurred this Tuesday on "Dituria" street in K...
A tourist has lost her life on Orikum beach, where she was...
Two people were arrested and two others were prosecuted af...
At around 08:40, in neighborhood no. 10, Korça, a "Benz" t...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Albania has achieved a record for the employment of foreig...
Today our country will be under the influence of relativel...
An earthquake measuring 5.0 on the Richter scale struck so...
The United Kingdom's new Prime Minister, Andy Burnham, has...
United States President Donald Trump has imposed 50% tarif...
US President Donald Trump responded with harsh rhetoric to...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The Centralized Purchasing Operator recently opened a tend...
The new draft law "On the Bank of Albania" provides that t...
This Tuesday, one US dollar is bought for 81.2 lek and sol...
Deputy Minister of Economy and Innovation, Enkelejd Musabe...