The truth about incinerators/ From changing owners to theft
Yesterday evening, journalist Elvi Fundo took out document...

Elva Margariti, ndonëse është shkarkuar si ministre e Kulturës, vazhdon të jetë anëtare bordi e koncesionit të Butrintit.
Këtë gjë e ka denoncuar këtë të mërkurë në një konferencë për mediat, deputetja Ina Zhupa.
Ajo tha se qëndrimi i Margaritit në bord vërteton dy shkelje, një kushtetuese dhe një penale.
Sipas saj, Elva Margariti ka lënë shtetin shqiptar të papërfaqësuar në nivel funksionesh, por i ka përfaqësuar në nivel individësh dhe ka vendosur veten e saj.
Deputetja deklaroi se Kushtetuta e Shqipërisë nuk lejon ministrat që të kryejnë veprimtari tjetër, të jenë anëtarë të OJF-ve, bordeve, koncesioneve, të veprimtarive të tjera fitimprurëse dhe i ndalohet çdo veprimtari tjetër përveç asaj të ministrit.
Pjesë nga deklarata:
Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese me një seancë të riçelur. Pasi u mbyll hetimi gjyqësor dhe u dhanë konkluzionet finale më 30 nëntor, Gjykata Kushtetuese vendosi ta riçelë seancën plenare pas kërkesës sonë në bazë të fakteve dhe provave të reja që ne vumë në dispozicion për raportin e UNESCO-s të fshehur nga pala shqiptare.
Sot unë do të jap disa fakte të reja.
Një nga shkeljet kushtetuese që ne kemi evidentuar, mospasja e rolit parësor të shtetit shqiptar në koncesionin e Butrintit, që tregon se shteti shqiptar nuk është më garant për identitetin, për historinë, për trashëgiminë kulturore, siç ia detyron Kushtetuta dhe Konventa e Parisit, por tashmë do të jetë një privat, garant për këtë.
Ne kemi argumentuar edhe në debatin gjyqësor se si shteti shqiptar ishte i nënpërfaqësuar, kishte dy përfaqësuese nga pesë gjithsej, pra, ish-ministrja Elva Margariti dhe noterja Fiona Boriçi, që më pas u zëvendësua me drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore.
Në fakt, në të gjitha debatet në Kuvend, në daljet e ministres Margariti dhe në përballjen me mua, i kam thënë që jo vetëm është i nënpërfaqësuar shteti shqiptar, por edhe ky përfaqësim është nominal, si individ, me emër, Elva Margariti, dhe jo me funksion, që do të thotë kur ti përfaqësohesh me funksion, me humbjen e funksionit, zëvendësohesh nga ministri tjetër.
Elva Margariti me një deklaratë e kundërshton këtë.
Duke qenë se më 15 janar, Margariti është shkarkuar nga Kuvendi me propozim të Kryeministrit Edi Rama dhe ka marrë detyrën ministri i ri Blendi Gonxhe, ne iu drejtuam me kërkesë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për të kuptuar se kush ishin anëtarët e Bordit pas shkarkimit të znj. Margariti. Dhe përgjigjja që marrim më 1 shkurt nga kancelari i Gjykatës së Shkallës së Parë, është se ... “ndryshime të mëtejshme nuk ka”.
Pra, sot në rast se bëhet një mbledhje e Bordit të Butrintit, ne kemi atje katër përfaqësues privat dhe vetëm një: drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Klesta Qiricin.
Me këtë dokument, ne kemi të vërtetuara dy lloje shkeljesh: një shkelje kushtetuese dhe një shkelje penale. Me shkelje kushtetuese ne kemi vërtetuar tashmë që Elva Margariti ka lënë shtetin shqiptar të papërfaqësuar në nivel funksionesh, por i ka përfaqësuar në nivel individësh dhe ka vendosur veten e saj. Kushtetuta e Shqipërisë nuk lejon ministrat që të kryejnë veprimtari tjetër, të jenë anëtarë të OJF-ve, bordeve, koncesioneve, të veprimtarive të tjera fitimprurëse dhe i ndalohet çdo veprimtari tjetër përveç asaj të ministrit.
Duke bërë këtë gjë, gjithashtu, tregohet se shteti shqiptar është i nënpërfaqësuar dhe shkel Konventën e Parisit që thotë se duhet të ketë rol parësor, por shkel edhe atë që është logjika ekonomike. Kur shteti shqiptar fut në këtë koncesion një pasuri me vlera të jashtëzakonshme, qindra mijëra, miliona euro, si Butrinti, dhe nga ana tjetër pala private që fut 5 milionë euro ka përfaqësim më të madh se këta që fusin më shumë para./ CNA
Yesterday evening, journalist Elvi Fundo took out document...
Journalist Elvi Fundo has denounced how state institutions...
Journalist Elvi Fundo has shown the illegal sales of the s...
The affair of the Tirana incinerator has a total value...
In the first days of January, state treasury payments ...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, th...
In the show "Stop" on Tv Klan, the case of a citizen from ...
Deputy Luan Baçi briefly explained the affair in the F...
Where did the 60 million benefited from Tirana's incin...
Former Deputy Prime Minister Arben Ahmetaj has reveale...
A family that owned a 3-story house in Tirana is in open h...
A citizen from Fieri addressed the show "Stop" on TV Klan,...
The affair of the incinerators is one of the issues th...
Today at noon, the media announced that the former dep...
Instruction number 30 of the Ministry of Education states ...
Mimoza Bidaj has been working in the kindergarten of Rrogo...
Lefterie Bushi, një e moshuar, që prej vitesh jeton në Ita...
Iris Ago, the commanding director of the KKB, has star...
Residents of a neighborhood in the village of Pirrë, Bubul...
For several weeks, the show "Stop" has been investigating ...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The show "Stop" broadcast this Wednesday, June 3, the case...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
New details have emerged regarding the serious incident th...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
An alarming figure of more than 166.4 thousand Albanians a...
Serbian President Aleksandar Vučić has confirmed that he w...
Israel and Lebanon have agreed to renew their fragile ceas...
United States President Donald Trump announced in a post o...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...
Today, in the foreign exchange market, one US dollar is bo...
The Minister of Finance, Petrit Malaj, announced today a n...