LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari denoncon skemën/ Si detyrohen ndërtuesit të paguajnë inceneratorin e Tiranës

7 Shkurt 2024, 09:38, Denoncim CNA

Gazetari denoncon skemën/ Si detyrohen ndërtuesit të

Gazetari Elvi Fundo ka denoncuar se si institucionet shtetërore janë kthyer në shërbëtore të kompanisë së inceneratorit të Tiranës.

Fundo tha në një intervistë me Adi Krastën se në tetor të 2018-ës është firmosur një kontratë bashkëpunimi nga Policia Bashkiake, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Drejtoria e Punëve Publike në Bashkinë Tiranë me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

Ai deklaroi se këto institucione tashmë detyrojnë ndërtuesit të paguajnë inceneratorin e Tiranës për plehrat.

Gazetari tregoi se ndërtuesve u është shtuar një taksë për inceneratorin, që i detyron të paguajnë 4 euro për 1 m³ dhera të pastra, ndërsa për dherat e përziera paguhet 8 euro për 1 m³.

Fundo deklaroi se një tjetër skemë për të vjelur para nga ndërtuesit është me ngritjen e dronëve. Ndërtuesit që mund të kenë dy kantiere ndërtimi mbikëqyren me dronë dhe nuk lejohen të kalojnë dhera nga njëra gropë në tjetrën.

Ai theksoi se policia bashkiake detyron ndërtuesit që kamionin me dhera ta zbrazin tek inceneratori i Tiranës ku duhet të paguajë, dhe ta rimbushë atje kamionin, sërish duke paguar para.

Denoncimi:

Këto flasin për 60-70 milionë euro si me qenë guralecë ose zhavorr. Këto janë paratë që ka dhënë shteti shqiptar, inceneratori nuk është ndërtuar, ka ndryshuar disa herë aksionerët, para nuk ka pasur. Fillon historia e dherave që nuk e përflasin.

Unë kam një dokument, një marrëveshje bashkëpunimi e shoqërisë së inceneratorit të Tiranës, ku firmos Giuseppe Ciaffaglione dhe policia bashkiake, Ermal Kapllani, zoti Taulant Tusha dhe Evisjon Salku, inspektor i mjedisit dhe ujërave të turizmit, Tiranë. Këta kanë bërë kontratë në datën 15 tetor të 2018-ës. Çfarë ka ndodhur me këtë kontratë? Se thuhet ç’janë këto 130 milionë euro? Ç’i kanë këto gënjeshtra? Qeveria 60 ka dhënë. Doli Mireli na tha te Çim Peka, unë 70 milionë eurot atje i kam lënë, ti 70 milionë mund t’i kesh bërë rrush e kumbulla, por ti duhet të investoje 128 milionë euro sipas kontratës dhe na del se ke ndryshuar pronarët, se nuk ke pasur paratë dhe me paratë e shtetit shqiptar ke bërë rrush e kumbulla.

Gazetari denoncon skemën/ Si detyrohen ndërtuesit të

Sipas kësaj kontrate, bashkia, Mjedisi dhe të gjitha institucionet shtetërore kthehen në shërbëtorë të kompanisë së inceneratorit në Tiranë. Në Tiranë ngrihen dronë dhe sulmohet biznesi në mënyrë kriminale, që këtu nuk është folur. Ngrihen dronë për të ndjekur destinacionin e dherave.

Shumë ndërtues, nën zë, në tavolina, t’i tregojnë të gjitha, por ata kanë frikë se kanë taksa, kanë leje ndërtimi, por çfarë më thotë njëri prej tyre, i majtë. Më thotë që ne paguajmë taksë pastrimi, taksë speciale për shkollën, taksë infrastrukture dhe na është vënë një taksë e re, taksë inceneratori. Më tha që 1 m³ dhera merret me 4 euro m³, 1 m³ mbetje të përziera janë 8 euro m³ dhe ti me mjetet e tua, me kostot e tua, më naftën tënde, me shoferin tënd duhet ta çosh atje në radhë. Ndërkohë që kjo kosto rrit ndërtimin, e paguan qytetari që blen apartamentin.

Merr 10 m³, në 6-7 vite afërsisht unë di që Erion Veliaj ka dhënë 5 milionë m³ ndërtim. Po ta llogarisim me 10 euro, këta thonë 10-15, por po e marr minimumin, janë rreth 50, mund të jenë edhe më shumë.

Duhet të kemi idenë se këto milionat e eurove që flasim sot një me një janë të validuar me kurset validore më të vjetra… Pra, janë rreth 50 milionë euro, të cilat, sipas të dhënave që kam siguruar nga Agjencia e Administrimit të Pronave të Sekuestruara, çfarë rezulton? Shkon një firmë dhe nuk paguan paratë, por jep një klering, jep një vilë, jep një apartament, jep një hyrje. Tani vjen agjencia dhe i thotë, bujrum zotëri, paguaj lekët. Ata thonë ia kam dhënë me klering, këto me klering janë me miliona euro. Janë disa që e kanë pranuar, por shumë prej tyre po tërhiqen, po thonë, obobo si qenka kjo situatë, se kanë hall se do të shkojnë te SPAK-u.

Gazetari denoncon skemën/ Si detyrohen ndërtuesit të

Tani, pse duhet të paguanin këtë taksë ndërtuesit? Sepse është një logjikë shumë e thjeshtë. Kryebashkiaku Veliaj dhe të tjerët thonë ne mbajmë përgjegjësi për mbetjet që heqim ne, evadojmë plehrat dhe i çojmë atje, por, më fal, këta ndërtuesit dhe këto subjektet, këto dherat çfarë janë? Sepse pyetja lind: Kush e bëri studimin që kompania duhet të merrte 4 mijë lekë, apo 8 mijë lekë, 4 euro apo 8 euro? Si është vendosur çmimi i këtyre dherave? Kush e vendosi këtë çmim? Kush e studioi këtë treg? Unë nuk di të ketë pasur një analizë kostoje. Kjo pikë nuk është e përfshirë në kontratën koncesionare dhe kompania koncesionare ka marrë qindra mijëra m³ pronë të shtetit dhe ka hedhur volume të mëdha dherash, të cilat duhet t’i matin ekspertët, që sot mua më rezulton të jenë 5-fish më shumë se shumat e dherave të deklaruara në shtet me taksa. Kjo do të thotë që çantat e parave kanë qenë të mëdha. Pyetja është pse ka një taksë shtesë? Pse kjo u vu kur nuk është një pikë në kontratë?

Ja një rast tjetër që është shumë flagrant. Ngriheshin dronët e policisë bashkiake dhe thoshin pse shkon ti me kamion nga pika A në pikën B. Sepse ka ndërtues që ndërtojnë dy objekte njëherësh dhe ai i merrte dherat e mira nga pika A dhe i çonte te pika B. Policia i thoshte shko tek inceneratori, shkarkohu njëherë, paguaj lekët atje, pastaj shko ringarkohu me lekë. E kanë bërë pafund. Kanë bërë dhe një gjë tjetër, ka nga ata që kanë shkuar e kanë takuar Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin dhe i kanë pyetur sa duhet të derdh unë për gropën time se këtë dheun e kam të mirë dhe më duhet për atje. 100 mijë euro ka thënë ai, na jep një 50-she ne, sill nja 5-10 kamionë se na duhen ne dhe lekët tjera i ke fitim dhe këto janë paguar me çanta./ CNA

Lajmet e fundit nga