
Pronarë mediash apo kryetarë partish?
Kjo është pyetja që lind kur shikon disa pronarë televizionesh dhe pozicionet e tyre.
Fatkeqësisht në Shqipëri, pronarët e mediave janë o vasalë pushteti, ose në momentin që përplasen me pushtetin pastaj, kthehen në kryetarë partie.
Humbasin nocionin se ai televizion, ajo media që kanë nuk është pronë e tyre personale dhe nuk është për t’u përdorur për interesa klienteliste dhe korruptive, për të marrë tendera për të vënë gjoba, për të përfituar nga pushteti, për të ushtruar influenca e të tjera si kjo.
Jo, media është për të qenë në krah të publikut, për të bërë oponencën e pushtetit, oponencë të kopsitur me letra me fakte.
Ndoshta edhe për të mbështetur protestat e qytetarëve, por pronari i medias nuk është kryetar partie, pronari i medias nuk është kryetari i opozitës.
Pronari i medias është një media si kudo në botë, që njihen për parime të djathta, të majta, pro dhe kundër, por nuk mund të jetë pronari i medias, një kryetar i një partie.
Në Shqipëri janë tri personazhe tashmë, që janë kthyer në instrumente mediatike, që kërkojnë rrëzimin e qeverisë, njëlloj siç kërkon opozita.
Jo se e bëjnë për oponencë, jo se e bëjnë për parim. Aspak, e bëjnë për inatet e tyre personale dhe për problemet që kanë me ligjin.
Po t’i marrim një nga një t’i shpjegojmë me 5 fjali.

I pari Ylli Ndroqi, i goditur për çështje trafiku droge, u akuza nga SPAK-u, iu sekuestruan pasuritë.
Në 8 vitet e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, po ta shikosh “Ora news”-in dhe të bësh pas, ka thjeshtë dhe vetëm kronika pro qeverisë, pro Erion Veliajt e të tjera si këto, pa folur për influencën e fortë mediatike dhe bizneset e tjera që ushtronte Ylli Ndroqi. Pra, nuk kemi një luftë të qeverisë me Ylli Ndroqin.
Kemi një Ylli Ndroqi me probleme me ligjin, që kërceu dhe kërkonte t’ia faturonte pushtetit, s’ka rëndësi kush është në pushtet, Berisha dje apo Rama sot.

Kalojmë tek Irfan Hysenbelliu, vasal i pushtetit, njeri që ka bërë ndërtime pa leje, 8 kate i ka legalizuar, pishina pa leje, “Prestige Resort” rezulton që të jetë pa leje, akuzohet për evazion fiskal, nuk paguan taksat, sulmon tatimet, thjeshtë dhe vetëm për taksat dhe interesat e tij.
Është luftë pushteti? Është luftë nga pushteti? Apo Irfani ishte thjeshtë dhe vetëm vasal pushteti?

E treta në rresht vjen Vjollca Hoxha, ortake me inceneratorët, me miliona euro, me tendera, me komapani në ortakëri me Stela Gugallen, me Mirel Mërtirin, me Klodian Zoton, të gjithë të shpallur në kërkim.
Akuza nga televizioni për gjobaxhinj, në shkëmbim me gazetarët, me debate, me kronika televizioni, me akuza ndaj bizneseve e kështu me radhë.
“Top Channel” zëri zyrtar i Edi Ramës, Partisë Socialiste, pafund me mbështetje, tani është kthyer kundër, kërkon të rrëzojë qeverinë. Është vasale pushteti? Apo e ka luftën me pushtetin?
Të tre nuk kanë asnjë luftë me pushtetin, të tre duan të rrëzojnë “kryeministrin”, sepse kanë një hall.
Kryeministri nuk po i pyet më! Nuk po marrin më çfarë duan dhe nuk duan të zbatohet ligji, dhe tani janë kthyer që të tre këta pronarë mediash, në kryetar partie, që kërkojnë të rrëzojnë kryeministrin e zgjedhur me vota (të vjedhura ose jo, korrupsion, blerje apo jo, ky është një diskutim tjetër).
Kryeministri është në detyrë dhe tre pronarë mediash, sillen si tre kryetarë partish, që kërkojnë të rrëzojnë qeverinë.
Se kjo këtu pastaj është politikë, nuk është më media dhe të tre këta nuk ka ngelur gjë tjetër për të bërë më, thjeshtë dhe vetëm të themelojnë partinë VIY.
Vjollca-Irfani-Ylli, dhe të dalin përballë Edi Ramës, të votohen me partinë e tyre, ndoshta bashkohen me Ilir Metën e me ndonjë parti tjetër, për të parë se si rrëzohet kryeministri.
Se s’ju ka ngelur më gjë tjetër për të bërë, se nuk janë pronarë mediash dhe nuk sillen si të tillë, por sillen si kryetarë partish politike.

Ndoshta është e mira që të bëjnë një koalicion, të themelojnë një parti, dhe partia “VIY” të hyjë në zgjedhjet lokale, të garojë përballë Edi Ramës, ose përballë kandidatëve të Edi Ramës, për të fituar zgjedhjet e ardhshme.
Kështu ndahet dhe shapi nga sheqeri, kush është me mediat ngelet te mediat, kush do të merret me politikë, të merret te politika.
Sepse e kanë përzier gjithçka, ngatërrojnë pozicionin si pronarë mediash me interesin e publikut dhe interesat e tyre personale ia shesin publikut si sulm ndaj medias, kur në fakt problemet nuk i kanë te mediat, megjithëse dhe aty kanë zullume, me mosdeklarimet e të tjerë e të tjerë, por problemet thelbësore me ligjin i kanë me korrupsionin, problemet thelbësore me ligjin i kanë me ndërtimet pa leje, me evazionin fiskal dhe me çdo shkelje që e bëjnë thjeshtë dhe vetëm duke u sjellë si pronarë të Shqipërisë, sepse kanë një televizion dhe një audiencë të caktuar.
Në fakt nuk janë asgjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm disa individë që fryhen si tullumbace dhe kujtojnë se janë pushteti.
Në fakt pushtetin e zgjedh votuesi, këta janë media që duhet të mbrojnë interesat e votuesve, por në fakt mbrojnë interesat e tyre dhe tani s’ju ka ngelur gjë tjetër thjeshtë dhe vetëm të bëjnë një parti politike që shumë mirë mund të quhej “Partia VIY”.
Se Irfani ka deklaruar se do ta rrëzojë Ramën deri me 1 janar, Ylli Ndroqi se Veliaj nuk e fiton më bashkinë, ndërsa Vjolla e “TOP”-i duan ta rrëzojnë që sonte.
Pra, Partia “VIY” është hedhur në aksion. Këta nuk janë media por kryetarë partish në krye të medias./ CNA.al
The deputy of Lulzim Basha's divisive group has defend...
The police are conducting checks on drivers in the cap...
The Supreme Court has announced the closure of the app...
The entire opposition block, today, played the role of...
Democratic MP, Tritan Shehu, has been added to the lis...
The list of Irfan Hysenbelli's vassals has been added with...
Mediat e Irfan Hysenbelliut dhe konkretisht “Panorama” rap...
Alfred Peza, the journalist and former socialist MP Rilind...
"Security measures are not negotiated with anyone. Measure...
Prime Minister Edi Rama, in an appearance for the media af...
Prime Minister Edi Rama has confirmed that pensioners will...
Kreu i PD-së Sali Berisha, ka foluir për vizitën e Preside...
German President Frank-Walter Steinmeier said he is "in lo...
Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier, pas takimit me...
Ish deputetja e LSI-së, Nora Malaj sot pjesë PL-së, ka “va...
Presidenti Bajram Begaj në konferencën e përbashkët me Pre...
German President Frank Walter Steinmeier has declared that...
Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë, ka reagua...
Opozita në bllok, po përkrah ndërtimet e paligjshme të Irf...
Pak çaste mediat me titra raportuan se se ka një alar...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
Tirana Police Director, Oliger Torba, gave a statement to ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
Iran's military's central command announced a halt to airs...
The city of Utsunomiya, about 100 kilometers north of Toky...
At least 32 people have died after a 7.8-magnitude earthqu...
The European Union's (EU) foreign policy chief says member...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...