web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Procesi i Berlinit” dhe ndikimi në hapjen e negociatave/ Presidenti gjerman “konfirmon” Begajn

2022-12-01 11:52:00, Aktualitet CNA

“Procesi i Berlinit” dhe ndikimi në hapjen e negociatave/

Presidenti Bajram Begaj në konferencën e përbashkët me Presidentin gjerman Frank Ëalter Steinmeier , ka folur me nota pozitive për Procesin e Berlinit.

Sipas Begajt, Gjermania me anë të procesit të Berlinit ka ndikuar në politikën e jashtme duke shërbyer si faktor kyç për procesin e integrimit evropian.

“Procesi i negociatave për anëtarësim në BE është i gjatë. Hapja  e negociatave është arritje historike për ne dhe natyrisht për rrugën që kemi përpara na duhet bashkëpunim që ne e kemi pasur.

Gjermania ka qenë një partner sidomos në proceset integruese. Besoj fort që ndihma që do japë Gjermania sidomos me ekspertë të ndryshëm do ishte shumë e mirëpritur dhe shumë e dashuruar”, është shprehur Begaj.

Deklarata e Begajt është konfirmuar edhe nga Presidenti gjerman Steinmeier.

“Gjermania e ka parë përgjegjësinë e vetë për të mbështetur edhe në reformën elektorale. Është perceptuar qartësisht që ne e shfrytëzojmë procesin e Berlinit për të përshpejtuar integrimin evropian. Duke hequr barrierat e mobilitetit nëpërmjet Ballkanit Perëndimor.

E rëndësishme është që këto marrëveshje të zbatohen nga pikëpamja konkrete dhe mos të jenë thjesht politike”, është shprehur Steinmeier.CNA.al





10:18 TODAY

Petrit Vasili

Vasalët e Irfan Hysenbelliu janë zgjuar zinxhir sot në Pre...

Lajmet e fundit nga