Construction is becoming more expensive/ The price of materials is falling, but the cost of labor is increasing
The construction sector is going through a challenging per...

Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.19 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Kursi i euros duket tashmë i orientuar drejt kufirit të 95 lekëve, i nxitur nga rritja e pritshme e ofertës valutore për shkak të sezonit veror.
Kursi euro-lek ka rënë me 1.6% që nga fillimi i vitit 2026, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 2.8%.
Sipas agjentëve të tregut, rënia e euros po vazhdon të nxitet nga një ofertë e lartë e valutës në treg, ndërsa kërkesa nuk arrin të ndjekë të njëjtin ritëm, pavarësisht blerjeve të vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë.
Banka Qendrore ka luajtur një rol të rëndësishëm në tregun valutor në dy vitet e fundit, duke tërhequr nga tregu më shumë se dy miliardë euro. Kjo e ka frenuar pjesërisht rënien e euros, që në mungesë të kërkesës shtesë të Bankës Qendrore do të kishte arritur nivele edhe më të ulëta.
Megjithatë, rritja e inflacionit mund ta çojë Banën e Shqipërisë në një pikë dileme. Sipas shifrave zyrtare të INSTAT, për majin inflacioni arriti nivelin 3%, që është edhe objektivi pikësor i Bankës Qendrore.
Deri tani, ndërhyrjet në tregun valutor ishin motivuar kryesisht me objektivin e inflacionit, për të frenuar efektin deflacionist të inflacionit të importuar mbi çmimet e konsumit në ekonominë shqiptare.
Tashmë që inflacioni është rikthyer në objektiv, vështirë se ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë mund të mbështeten më mbi argumentin e stabilitetit të çmimeve. Në rast se Banka Qendrore tërhiqet nga ndërhyrjet në tregun valutor ose të paktën i redukton këto ndërhyrje, gjasat janë që rënia e Euros të vazhdojë, të paktën gjatë verës, për shkak të rritjes së pashmangshme sezonale të ofertës.
Forcimi i mëtejshëm i lekut mund të japë një kontribut pozitiv në kontrollin e inflacionit, që pritet të vazhdojë rritjen, për shkak të çmimeve më të larta të karburanteve dhe ndikimit të tyre në kostot e prodhimit.
Por, nga ana tjetër, një dobësim i mëtejshëm i euros do të godiste edhe më shumë sektorët eksportues të ekonomisë, duke filluar nga vetë turizmi. Zhvlerësimi i euros i ul të ardhurat në lekë dhe tkurr marzhet e eksportuese, duke i shtyrë drejt rritjes së çmimeve dhe humbjes së konkurrueshmërisë./ Monitor
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...
The number of properties sold by entities monitored by the...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...
Today, in the foreign exchange market, one US dollar is bo...
The Minister of Finance, Petrit Malaj, announced today a n...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Today, in the foreign exchange market, one US dollar is bo...
DP MP Igli Cara has submitted to the Parliament a draf...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
A violent conflict occurred between two people in Velipoja...
The police have reacted to the murder of citizen AB in Kam...
Tirana Police Director, Oliger Torba, gave a statement to ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
Iran's military's central command announced a halt to airs...
The city of Utsunomiya, about 100 kilometers north of Toky...
At least 32 people have died after a 7.8-magnitude earthqu...
The European Union's (EU) foreign policy chief says member...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
The construction sector is going through a challenging per...
This Monday, one US dollar is bought for 81.8 lek and sold...
The tourist apartment market is continuing to expand at a ...