web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagon çuni i Fahriut/ Ish-deputeti i Bashës e do Irfanin në SPAK

2022-12-01 11:13:00, Aktualitet CNA

Reagon çuni i Fahriut/ Ish-deputeti i Bashës e do Irfanin në

Çuni i Fahriut, siç njihet ndryshe, Klevis Balliu ka reaguar për prishjen e ndërtimeve pa leje në Prestige Resort të Irfan Hysenbelliut.

Ish deputeti i listës Basha shprehet se hajduti Edi Rama sulmon denoncuesit e vjedhjeve të tij.

Edhe për çunin e Fahriut, Hysenbelliu mund të ndërtojë pa leje, se ka media.

Në reagimin e tij, Balliu thotë se ky akt kriminalë duhet të hetohet nga SPAK.

Në këtë pikë edhe mund të ketë të drejtë, pasi paligjshëria duhet të hetohet nga SPAK  apo edhe nga prokurori tjetër.

“Sulmi i radhës i qeverisë ndaj medias Neës 24 është prova më e qartë mungesës së ligjit dhe të shtetit.
Asnjë letër dhe asnjë dokument nga qeveria që paralajmëron shembjen por vetëm urdhri i urrejtjes ndaj denoncuesve ka mjaftuar për të sulmuar një media të pavarur.

Ky akt kriminal duhet të hetohet nga SPAK dhe organet e drejtësisë. Pasi sot defakto instancat shtetërore po përdoren për të mbrojtur pushtetin dhe jo shtetin.

Ky sulm ndaj medias bëhet edhe në prag të vizitës të liderëve të Europës në vendet e të cilëve ky sulm do të dënohej nga drejtësia.

Për mediat që i lëpihen qeverisë dhe mbrojnë inceneratorët, Portin e Durrësit apo rrugët 30 milion euro kilometri të Edvinovicit u jepen shkollat e fëmijëve të shqiptarëve për të bërë studio televizive.
Ato që denoncojnë vjedhjet e qeverisë sulmohen si shtazë nga pushteti i droguar i Edi Ramës”, shprehet Balliu./CNA.al





10:18 TODAY

Petrit Vasili

Vasalët e Irfan Hysenbelliu janë zgjuar zinxhir sot në Pre...

Lajmet e fundit nga