LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Babalja” mbron ish-shefin e Gridës/ Salianji, i video skandalit erotik në krah të Hysenbelliut

2022-12-01 09:50:00, Aktualitet CNA

“Babalja” mbron ish-shefin e Gridës/ Salianji, i video

Ervin Salianji, i cili rrezikon burgun për shpifje me “Babalen”,  shprehet i shqetësuar për prishjen e ndërtimeve në Prestige Resort.

“Babalja”  del dhe mbron ish shefin e Gridës, pasi Irfani e ka pasur dikur sekretare.

“Babalja” do ta mbrojë Irfanin, pasi i duhet që ta mbrojë “Babalen”, për gjyqin   hallit që ka.

“Babalja” mashtron shqiptarët me skenarë me audiomontazhe , ndërsa Irfani ndërton pa leje.

Dhe të dyve fajet ua ka Qeveria.

 “Regjim banditesk, i instaluar në pushtet nga bandat Edi Rama sillet si bandit! Neës24, Balkanëeb, Panorama, Gazeta Shqiptare mbahen nën presion dhe trysni të vazhdueshme vetëm se mendojnë ndryshe nga kryebanditi, se kanë zgjedhur të denoncojnë aferat, të jenë në krah të qytetareve!
Sot po shpaloset një tjetër akt i përdorimit të shtetit si lodër personale në duart e Ramës.

Pa asnjë shkresë, pa lajmërim, pa dhënë asnjë shpjegim gjithë institucionet vendosen nën thundrën e Ramës për të kërcënuar mediat! Gjithë Shqipëria e shikon se si janë ndertuar perbindesha pa leje në mes te Tiranës dhe qeveria i legalizon!
Nderhyrja e sotme brutale praktikisht është pengmarrje dhe zaptim i pronës private, qeveria po sillet hiç më pak se banditët me maska! Askush nuk do i shpetoje dot paligjshmërisë, çdo zyrtar do të përballet me pasojat më të ashpra që ligji njeh”, ka shkruar Salianji në rrjete sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga