web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha flet pas deklaratës së Presidentit gjerman/ E falënderoj për kujdesin që tregoi ndaj Nishanit

2022-12-01 12:38:00, Aktualitet CNA

Berisha flet pas deklaratës së Presidentit gjerman/ E falënderoj

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka foluir për vizitën e Presidentit gjerman  Frank-Ëalter Steinmeier, pas deklaratës së këtij të fundit në Kuvend.

Sipas Berishës ai vjen këtu si mik dhe kryetar i një shteti që ka ndihmuar Shqipërinë nga viti 90 deri me sot me mbi 1 miliardë e 300 milionë euro.

Berisha është kujdesuar që të përmendë edhe për kujdesi që Presidenti gjerman ka pasur ndaj Presidentit tashmë të ndjerë Bujar Nishani në kohën që ai kurohej në Gjermani,

“Një përshëndetje të përzermërt presidentit Steinmeier për këtë vizitë në vendin tonë.

Presidenti vjen këtu si mik dhe kryetar i një shteti që ka ndihmuar Shqipërinë nga viti 90 deri me sot me mbi 1 miliardë e 300 milionë euro.

Një vend që ka mbështetur Shqipërinë në të gjithë përpjekjet e saj për të vendosur demokracinë dhe ekonominë e tregut.

Si ministër i Jashtëm, ai ka mbështetur çlirimin e Kosovës së bashku me qeverinë e vendit të tij.

Interesi i tij për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë gjithmonë prezent.

Kam mirënjohje për kujdesin e tij njerëzor tejet të çmuar që tregoi për presidentin Bujar Nishani në momentet më kritike të jetës së tij.

Me këtë rast, i shpreh mirënjohjen më të thellë për aktin dhe gjestin e tij shumë njerëzor në mbështetje të përpjekjeve të presidentit Nishani në sëmundjen e tij”, është shprehur Berisha./CNA.al





10:18 TODAY

Petrit Vasili

Vasalët e Irfan Hysenbelliu janë zgjuar zinxhir sot në Pre...

Lajmet e fundit nga