
The mafia has a code of silence. This is written, investigated, but also stated by the known mafia capos themselves over the decades.
Unfortunately, the Albanian media is also in such a standard. Despite the many problems, despite the misuse, unjust accusations of Rama to call him a boiler or misused or the political parties who want to have him under their hooves so that he is as much as possible the voice of their political interests, the Albanian media also has a code, a code of silence known as the "mafia code".
Mund të shohim një pas një rastet e shumta të këtij kodi heshtje. Pronarët e mediave nuk flasin për njëri-tjetrin, për bëmat dhe gjëmat e tyre.
Nuk flisnin dhe nuk shkruan për Ylli Ndroqin, Xhemail Pasmaxhiun, një trafikant droge të cilit tashmë iu sekuestruan pasuritë, i akuzuar nga gjykata me dokumenta nga Italia dhe nga Turqia.
Nuk folën kurrë. Ai ishte pronar mediash me emër të ndryshuar. Do të mjaftonte që mediat të kishin thënë të vërtetën, televizionet, Ylli nuk do të ishte më pronar televizioni sepse AMA, do të dorëzonte një certifikate, një dëshmi penaliteti dhe ai nuk mund të ketë një të tillë me emrin Ylli Ndroqi, pasi është me gjeneralitete të ndryshuar. Xhemail Pasmaxhiu është arrestuar në Turqi.

Ky është fakt dhe është arratisur. Mediat nuk e thanë. Heshtën. Heshti Top Channel, heshti Klani, heshti News 24, heshti Carlo Bollino e kështu me radhë. Mediat shqiptare heshtin për Carlo Bollinon e Report Tv, që merr koncensione nga qeveria shqiptare. Bunker, tunele, flet vetëm opozita dhe akuzon për lidhje me biznese me para se si Carlo Bollino po bëhet i artë në Shqipëri nëpërmjet medias, si shet e blen televizone, si i ndërton ato, fiton reklama, ndërton godina miliona euro e të tjera si këto.
Askush nuk ja shikon burimet këtij “italiani të shqiptarizuar”, që i ka shërbyer si kamikaz të majtës politike dhe qeverisë së sotme në pushtet, mediat nuk flasin. Kodi i heshtjes vazhdon, edhe për Carlon, bëmat e tij dhe qasjen që ka ndaj politikës pa folur më tej se si është përdorur kundër së djathtës sistematikisht në Shqipëri.

Le të shkojmë më tej tek paratë e inceneratorëve, tek Vjollca Hoxha tek Top Channel tek ortakëria e saj.
Tek marrja e 2.2 milionë euro për të shitur 51 % të Valtelina sh.p.k, mbajtjes së brandit Lori Caffe. Dhe kthimin sërish të aksioneve pa kthyer asnjë qindrakë. Këto para të marra nga inceneratorët nga afera e tyre e quajtur skandali i shekullit me 480 milionë euro kontrata të firmosura koncensionare të cilat, kanë mundur që në pak vite të marrin ndoshta rreth 100 milionë euro taksat e qytetarëve të varfër shqiptarë.
50 milionë për ndërtimin e inceneratorëve në Fier dhe Elbasan. Në Fier nuk punon, dhe në Elbasan ka një kosto tepër të lartë për tu përdorur, ndryshe quhet një kazan me naftë dhe në Tiranë ku s’ka incenerator fare.
Ortakëritë e Vjollca Hoxhës dhe propaganda e Top Channel ishte e turpshme, e pështirë, duke shkuar deri në beteja me qeverinë për mbetjet e Durrësit që të krijonte klimën për kalimin e këtyre mbetjeve të qytetit në Tiranë, që inceneratorëve t’iu rriteshin të ardhurat.

Heshtje kriminale, "mafioze" e të gjitha mediave, për kostot e rritura të ndërtimeve në qytet, rreth 15 eruo për metër katrorë është rritja që ka pësuar çdo banesë sipas ndërtuesve thjesht dhe vetëm nga landiflli i Tiranës dhe transportimi i dherave apo marrja që atje. Janë rreth 4 milionë metra katrorë ndërtime të dhëna nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Mjafton t’i shumëzoni dhe kostot e qytetarëve, janë rreth 60 milionë euro.
Diferenca e çmimeve me ato që kanë përfituar pronarët e inceneratorëve, ortakët e Vjollca Hoxhës është mjaft e madhe, pra theksuam 100 milionë euro të marra nga shteti. Por askush nuk thotë milionat e eurove të marra nga privati.
Një tjetër "kod mafioz", një tjetër heshtje edhe për Irfan Hysenbelliun, e News 24 e Fokus Grupit.

Televizioni i tij ka marrë qindra mijëra euro dhe ky nga inceneratorët. Përfshihet në leje ndërtimi skandaloze, ndërton 8 kate pa leje dhe i legalizon. Ndërton pishina pa leje dhe bllokon detin dhe askush nuk flet. Gllabëron festat, e qytetarëve siç është rasti i “Festës Së Birrës” në Korçë, i personalizon ato dhe askush nuk flet. Mediat heshtin.
Shkojmë më tej, tek Tv Klan. Aty ku për ato më sipër nuk është folur. Ruhet një kod heshtje. Një kod heshtje që e kanë dhe shumë portale afër qeverisë apo afër opozitës.
Një "kod mafioz" i përdorur dhe keqpërdorur dhe nga Lulzim Basha, por ky ka pak rëndësi apo dhe Ilir Meta por kjo pak rëndësi. Thelbi ështe tek mediat. Pushteti i katërt me "kod mafioz" është një nga plagët më të mëdha që ka Shqipëria pasi ata heshtin për zullumet e njëri-tjetrit, e zullumet e tyre i stimulon qeveria për t’i pasur nën këmbë për t’i keqpërdorur, për t’i shkelmuar sa herë ata e meritojnë.
Dhe në fakt çdo lloj qeverie do t’i shkelmonte, do t’i akuzonte që nga i pari tek i fundit jo vetëm dhe thjesht për "kodin mafioz" por për skandalet e tyre për mospagimet e taksave të tyre për abuzimet e tyre për klientelizmin e tyre, për lugën e çorbës që hanë çdo ditë dhe e vjellin pa ndalim mbi kurrizin e shqiptarëve. "Kodi mafioz" i medias i asaj që kryeministri e quan kazan është shumë herë më tepër një peshë mbi supet e Shqipërisë së varfër, sepse misioni i tyre duhet të ishte i vërtetë dhe jo me "kode mafioze", por në betejë me interesat e qytetarëve dhe heshtjen e tyre, ata kanë thjesht dhe vetëm një betejë, të mbushin xhepat e tyre me klientelizëm, me pushtetin.
Për njëri-tjetrin heshtin e kështu ecin përpara. Heshtin edhe për qeverinë, kur marrin llokmat e pushtetit e sulmojnë atë kur nuk u japin kockën që duan. Media me "kod mafioz" që leh kur nuk i japin kockën e hesht kur merr llokmën./ CNA.al
The 250-year-old wickedness of the Ottoman Empire, Ser...
The first thing that has remained in my mind and that ...
Edi Rama's childish blunder to remove a comparative pa...
Protesta e Divjakës nuk është asgjë tjetër, por protes...
Divjaka, Rinasi, Kukësi and the students What unites ...
The Port of Durrës, as the largest port in the country...
Everyone feels the need to talk about themselves, and ...
Turi paraelektoral, që kryeminstri Rama ka nisur në vi...
Luciano Boçi is one of the most prominent members of Parli...
Në mars 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i lutet me ...
Disa piketa për debatin mbi protestën e opozitës: 1. ...
We Albanians are strange. We have the questionnaire te...
A friend asked me this morning: "Hello Endri, since I ...
TV in competition... -Klan believes that it is govern...
Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe ...
Hello Albanian! Greetings to you Albanians who expell...
Dita e shumëpritur erdhi! Është ditë shprese e jete. Ditë ...
Bedeli dhe kryebedeli i Vuçiçit, lakeu dhe kryelakeu i Vuç...
Ismail Kadare in his essay "On crime in the Balkans", ...
Ti që je prind dhe pret një fëmijë, duhet ta dish se p...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...