“Po ç’na intereson ne…”/ Qytetarët në spital detyrohen të blejnë ilaçet vetë!
Rasti i trajtuar sot, më 7 maj, në emisionin investigativ ...
Emisioni “Plug” në investigimin e radhës ka shigjetuar biznesmenen Vilma Nushi duke ngritur dyshime mbi përdorimin e parave të "Check Up"-it për ndërtimin e kullave në kryeqytet.
Sipas "Plug", pas kësaj kulle qëndron emri i Ervin Matës, i arrestuar së fundi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut, për trafikun e drogës.
Sipas të dhënave të publikuara nga emisioni "Plug", kompania e Vilma Nushit, "Marketing & Distriubtion", që ka në pronësi koncensionin e "Check Up"-it nëpërmjet kompanisë "3P Life Logistic", rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë "Victoria Constrution", e cila po ndërton kullën Ekspozita Building.
Më tej theksohet se në vitin 2018 kompania "Marketing & Distribution", kaloi për llogari të shoqërisë "Victoria Construction" një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë "Victoria Cosnstruction", nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë.
Sipas të dhënave të publikuara në emisionin "Plug", derdhja e parave nga Vilma Nushi për llogari të kompanisë së babait të Ervin Matës u bë vetëm një vit përpara se Edi Rama dhe Belinda Balluku të firmosnin lejen e ndërtimit për kullën Ekspozita Building, e cila po ndërtohet në truallin e ish-Ekspozitës në kryeqytet.
Konkretisht, në vitin 2018, Vilma Nushi pagoi këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës.
Ndërsa më pas, në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit të godinës polifunksionale.
Në vitet në vijim kompania "Victoria Construction" hoqi emrat e donatorëve me para cash, por ajo që bie në sy është fakti se pas vitit 2019 e deri në vitin 2024, huat e marra në para cash kapin vlerën e 8 milionë eurove.
Pjesë nga emisioni
Pyetja që ngrihet është se mos vallë paratë e "Check Up"-it, janë përdorur edhe për qëllime të tjera?
Indiciet për përgjigjen e kësaj pyetjeje, i gjejmë në vijim.
Kompania e Vilma Nushit, "Marketing & Distriubtion", që ka në pronësi koncensionin e "Check Up"-it nëpërmjet kompanisë "3P Life Logistic", rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë "Victoria Constrution", e cila po ndërton kullën Ekspozita Building.
Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse në fakt, pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut, për trafikun e drogës.
Konkretisht, në vitin 2018, kompania "Marketing & Distribution", kaloi për llogari të shoqërisë "Victoria Construction" një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë "Victoria Cosnstruction", nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë.
Por, derdhja e parave nga Vilma Nushi për llogari të kompanisë së babait të Ervin Matës, u bë vetëm një vit përpara se Edi Rama dhe Belinda Balluku të firmosnin lejen e ndërtimit për kullën Ekspozita Building, e cila po ndërtohet në truallin e ish-ekspozitës në kryeqytet.
Konkretisht, në vitin 2018, Vilma Nushi pagoi këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës.
Ndërsa më pas, në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit të godinës polifunksionale.
“Ekspozita Building” me vendndodhje në Bulevardin 'Gjergj Fishta' në Tiranë.
Kulla, me lartësi 93 metra, do të ketë 29 kate, 24 mbi tokë dhe 5 nën tokë. Sipërfaqja e përgjithshme e 24 kateve do të jetë rreth 42 mijë metra katrorë dhe do të shërbejë si qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim.
Në vitet në vijim kompania "Victoria Construction" hoqi emrat e donatorëve me para cash, por ajo që bie në sy është fakti se pas vitit 2019 e deri në vitin 2024, huat e marra në para cash kapin vlerën e 8 milionë eurove.
Emrat e këtyre personave nuk deklarohen nga Luan Mata, ndërsa nuk jepen as të dhëna nëse kompania ia ka kthyer paratë Vilma Nushit apo kjo e fundit ka vijuar të rrisë fondin e investimit për ndërtimin e një kulle, e cila prej vitit 2021 është nën hetim nga SPAK-u, pasi dyshohet se ndërtohej me paratë e trafikut të drogës së Ervin Matës.
Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividentin e parë nga kompania e "Check Up"-it, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve apo përarfërsisht sa shuma që futi te kulla e një trafikanti droge.
Ndaj i mbetet detyrë SPAK-ut të zbardhë nëse paratë që shqiptarët i paguan për "Check Up"-in, kanë përfunduar për ndërtimin e kullave të grupeve kriminale në Tiranë.
Ajo qe bie ne sy është roli kyç i milionave që u janë marrë shqiptarëve për t'u investuar më pas në kullat që shndërrohen në parajsën e pastrimit të parave.
Nëse do t'i marrim me radhë, pagesat e disbursuara nga Vilma Nushi korrespondojnë pikërisht me shpenzimet për pagesat e arkitektëve të huaj, një kusht ky i vendosur nga kryeministri me qëllim miratimin e lejes.
E më pas investimet e radhës i përkasin Luan Matës, i cili të paktën në shkresat zyrtare nuk disponon të ardhura për të justifikuar shumën e disbursuar.
Për më tepër nga hoteli në pronësi ai nuk ka tërhequr divident, por çdo fitim është çuar si rritje kapitali. E po në këtë periudhë, hoteli në pronësi të Luan Matës i është nënshtruar rikonstruksionit total, çka do të pamundësonte çdo justifikim të sigurimit të të ardhurave.
Po i tolerojmë vetes të themi se kjo që sapo transmetuam, është një vjedhje direkte nga xhepat tuaj. Ju kanë vjedhur në mënyrë barbare, madje më keq se çdo pushtues. Miliona euro kanë shkuar në xhepin e një grushti njerëzish, të cilët kanë bërë sikur kanë kryer analiza mjekësore, të cilat, siç u dëshmua në emision, nuk kanë dhënë asnjë rezultat në shëndetin e popullatës.
I vetmi rezultat është zhvatja e dhjetëra milionë eurove, me një skemë të mirëorganizuar, që u nis dhe po bitiset me dirigjim të Edi Ramës. Ndaj, sa herë shkoni në spitale dhe shikoni që nuk ka ilaçe, kujtoni fitimet e Vilma Nushit me "Check Up"-in.
Sa herë shkoni në spitale dhe nuk punojnë pajisjet mjekësore, kujtoni fitimet e Vilma Nushit me "Check Up"-in.
Sa herë shkoni në spitale dhe ju duhet të prisni në radhë për një ndërhyrje se nuk ka salla operative, kujtoni fitimet e Vilma Nushit me "Check Up"-in.
Dhe mos harroni, Vilma Nushi nuk ka pasur asnjë lidhje me shërbimin shëndetësor, përkundrazi, ajo ka shitur vetëm cigare e kafe.
Sonte ndoqët vetëm kaq, por në emisionin e ardhshëm do t'ju tregojmë kompanitë e Vilmës që morën milionat e "Check Up"-it./ CNA
Rasti i trajtuar sot, më 7 maj, në emisionin investigativ ...
Emisioni investigativ “Stop”, këtë të mërkurë, më 6 maj, t...
Emisioni “Stop” mbrëmjen e djeshme, më 5 maj, transmetoi n...
Ditën e premte, më 8 maj, ora 14:00, në Gjykatën Administr...
Rasti i dytë i publikuar nga emisioni investigativ “Stop” ...
Rasti i publikuar sot, më 5 maj në emisionin “Stop” në Tv ...
Rasti i publikuar sot, më 5 maj, në emisionin “Stop”, në T...
Në redaksinë e CNA-së ka ardhur një denoncim i gjatë në li...
Emisioni “Stop” në Tv Klan, ditën e sotme, më 4 maj, trajt...
Ndërsa e gjithë bota feston 1 Majin, Ditën Ndërkombëtare t...
Në redaksinë e CNA ka ardhur një denoncim nga fshati Muhur...
Në Tiranë po bëhet kërdia me hedhjen e dherave dhe IKMT, i...
CNA një ditë më parë, më 28 prill, denoncoi një ngjarje, n...
Shtrati i lumit të Tiranës dhe Rruga e Arbrit po përballen...
Të tjera dyshime të forta mbi vërtetësinë e CV-së publike ...
Prej disa ditësh CNA ka raportuar në lidhje me një skandal...
I pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, i akuzuar për veprë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 13 prill në Durrës, ku s...
Tri ditë më parë, konkretisht më 25 prill, në Cirkun Ko...
Siç duket pengimi apo ndikimi i drejtësise nuk janë vese q...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...