web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministria e Gonxhes fshehu aksidentin/ Denoncimi i CNA “zgjon” Cirkun Kombëtar, reagimi qesharak

29 Prill 2026, 13:27, Denoncim CNA

CNA një ditë më parë, më 28 prill, denoncoi një ngjarje, një aksident të rëndë që kishte ndodhur në Cirkun Kombëtar më 25 prill.

Një aksident ku ishte përfshirë një e mitur, 12-vjeçare, së cilës gjatë zhvillimit të shfaqjes, në prapaskenë, një kundërpeshë hekuri i kishte rënë mbi kokë.

CNA denoncoi se për këtë ngjarje ka pasur një heshtje totale nga institucionet, të cilat janë të përfshira në një skandal.

Ky aksident në vendin e punës është mbajtur i fshehtë dhe ngjarja nuk është raportuar nga asnjë institucion përgjegjës.

Përgjegjësia për këtë ngjarje bie mbi Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që drejtohet nga Blendi Gonxhe, e cila ka ndërhyrë që ngjarja të mbahet e fshehtë.

Aksidenti nuk është raportuar pasi përgjegjësia bie mbi ministrinë e Gonxhes, e cila nuk ka verifikuar kushtet e sigurisë dhe ka tentuar të fshehë krimin.

Pas këtij denoncimi nga CNA, rreth mesnatës Cirku Kombëtar ka dalë me një reagim duke na treguar se si ka ndodhur aksidenti.

Në reagim Cirku Kombëtar na thotë se i ka ofruar ndihmën dhe ka siguruar transportimin e së miturës në spital, por duhet të theksojmë se kjo është minimalja që mund të bëhet në këtë rast, ndihmë e cila do t’i jepej gjithkujt.

Ministria e Gonxhes fshehu aksidentin/ Denoncimi i CNA “zgjon”
Statusi i Cirkut Kombëtar

Alarmi qëndron te kushtet e sigurisë në ambientet e punës, fakti që institucionet përgjegjëse nuk kanë bërë asnjë verifikim të mjeteve që përdoren për aktivitete.

Skandali qëndron në faktin se Ministria e Kulturës, e cila drejtohet nga Blendi Gonxhe, hesht për këtë skandal, Policia e Shtetit gjithashtu, apo dhe Inspektorati i Punës.

Kjo ngjarje nuk mund të kalojë me një reagim të vonuar, sikur asgjë të mos kishte ndodhur, pasi është vënë në rrezik jeta e 12-vjeçares, ashtu siç sot apo nesër mund të rrezikohet edhe jeta e ndonjë punonjësi tjetër.

Përgjegjësit që fshehën aksidentin, heshtën dhe nuk kryejnë verifikimet e duhura për kushtet e sigurisë, si në këtë rast Ministria e Kulturës që drejtohet nga Blendi Gonxhja, duhet të dalin para përgjegjësisë./ CNA





Lajmet e fundit nga