Mjekë e dentistë për bordero, shkolla pa shërbim shëndetësor, ose një herë në javë
Problematika e radhës, sot më 21 prill, ka të bëjë me një ...

Në shumë dyqane dhe lokale në qendër të Tiranës po tregtohen verëra pa pullë fiskale, pa siguri për përmbajtjen dhe origjinën e tyre.
Verëra pa pullë fiskale do të thotë që kompanitë e autorizuara si distributore nga prodhuesi, të cilat mbajnë dhe përgjegjësi ligjore, paguajnë dhe taksa, po konkurrojnë në mënyrë të padrejtë. Ky është evazion fiskal që ngarkon me përgjegjësi dy institucione, Doganat dhe Tatimet. Vera pa pullë prish konkurrencën dhe çdo produkt tjetër pa faturë fiskale tregon evazion fiskal dhe korrupsion. Evazion se nuk paguhen taksa dhe kjo prish konkurrencën. Korrupsion sepse na tregon që në tregun shqiptar Doganat kanë lejuar të hyjnë mallra akcize pa pullë.
Gjithashtu prezenca e verërave pa pullë fiskale tregon se Tatimet janë pa sy, janë pa veshë dhe nuk zbatojnë ligjin. Ose janë të korruptuar, ose janë hajdutë, ose bashkëpunëtorë në këtë krim, ose duhen pushuar nga puna për paaftësi. Nuk po përjashtojmë në këtë skandal as AKU-në që duket si shoqatë bamirësie, por që duke mos funksionuar rrezikon shëndetin e qytetarëve.
CNA do të sjellë në ditët në vijim materiale të plota me detaje në lidhje me shumë subjekte, të cilat fusin në tregun shqiptar mallra pa pullë fiskale nëpërmjet Italisë, duke goditur konkurrencën, por nga investigimi ynë skandali shkon edhe më tej, te futja e produkteve false, pasi një verë pa pullë fiskale dhe e pacertifikuar nga prodhuesi është një produkt pa siguri ushqimore që nuk dihet se çfarë përbërësish ka dhe pa diskutim rrezikon jetën e konsumatorit.
CNA ka mundur të mbledhë informacion se individë të ndryshëm, furgonë, kamionë, subjekte sjellin produkte kontrabandë, por dhe të falsifikuara nga Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Italia. Përveçse një konkurrence të prishur në treg, përveçse shtetit i mungojnë lekët në arkë, rrezikohet jeta e qytetarëve. Ky është një alarm që tregon një aks korrupsioni midis individëve të papërgjegjshëm që kërkojnë të fitojnë duke mos paguar taksat dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve, te Doganat që kanë mbushur xhepat, pasi nuk bëhet fjalë për 1 apo 5 shishe, për 2 apo 10 kuti. Bëhet fjalë për mijëra shishe nga marka të falsifikuara. Nuk bëhet fjalë vetëm për kontrabandë, se kjo do të ishte gjysma e së keqes, por dhe për produkte false.
Aksi i korrupsionit nga individët e papërgjegjshëm shkon te “syleshët” e doganave që kanë lejuar të kalojnë në pikat kufitare dhe përfundon te verbëria e tatimorëve, që duket të jenë po aq hajdutë sa Doganat. Ditë pas dite do të tregojmë se si në portet e Vlorës, Durrësit, në doganat e Qafë-Thanës, Kapshticës apo dhe në PKK Hani i Hotit vërshojnë drejt Shqipërisë mijëra shishe vere kontrabandë, pa pullë fiskale dhe nuk është i vetmi rast me produkte false, përfshi ato të cilësisë së lartë.
Bëhet fjalë dhe për shumë produkte të tjera, si purot, pijet e shtrenjta alkoolike, whiskey, gin etj., ashtu si në rastin e verërave, të cilat, përveçse kontrabandë, janë edhe të falsifikuara./CNA
Problematika e radhës, sot më 21 prill, ka të bëjë me një ...
Rasti i trajtuar sot, më 21 prill, në emisionin “Stop”, në...
Institucioni i ri bankar online, Jet Bank, ka shkaktuar nj...
Jet Bank është një institucion i ri bankar online, i cili ...
Rindërtimi i banesës së 94-vjeçarit, Nikoll Kolaj, të dëmt...
Të udhëtosh me autobusët urban të Tiranës duhet të jesh i ...
Një denoncim për abuzimet me lejet ndërtimore dhe ndërtime...
Edhe pse sot nuk është data 1 prill, simbolika e saj mund ...
Dosja “5D” është një nga dosjet më famoze të zbuluara ndon...
Rasti i sotëm na çon në Elbasan dhe ka në qendër pacienten...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA për dëmtimin ...
Problematika e trajtuar mbrëmjen e sotme, 7 prill, në “Sto...
Një tjetër skandal u trajtua në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Abuzime të tjera janë raportuar në bashkinë e Tropojës. Në...
Partia Socialiste dhe Demokratike janë ulur në diskutime p...
Abuzimet me tenderët nuk kanë të ndalur në Bashkinë e ...
Një situatë problematike raportohet me grumbullimin e mbet...
Makineria e propagandës së Erion Veliajt ka hedhur në treg...
CNA ka nisur një investigim në lidhje me vendosjet e rekla...
Lidhur me fenomenin e lakrës me dy koka në zonën e Elbasan...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë konsullatës amer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të urd...
Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...