Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Dosja “5D” është një nga dosjet më famoze të zbuluara ndonjëherë, e denoncuar nga media dhe politika në Shqipëri.
Dosja “5D” tregoi se si zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës, drejtorë dhe drejtues të këtij institucioni të qarkulluar sa në një zyrë në një tjetër, që shiteshin si të suksesshëm nga kryetari i tyre Erion Veliaj, u zbuluan në një skemë të madhe vjedhjeje korrupsioni.
Zyrtarët e shtetit ndërtuan vetë kompani për të fituar tenderët në zyrat ku punonin apo në institucione të tjera.
Në atë kohë, me arrestimin e njërit prej tyre, Carlo Bollino na shkroi te "Shqiptarja.com" se ishte një ish-drejtor, por në fakt ranë të gjithë me radhë, njëri pas tjetrit.
As Erion Veliaj nuk i mohoi dot. Megjithëse edhe ai, me stilin e Edi Ramës, ishte te varianti "kanë ngrënë kumbulla pas shpinës sime".
Por, në fakt, Erion Veliaj ishte kryetari i dosjes “5D” sepse ishte kryetar i bashkisë, sepse Erion Veliaj ishte njeriu që i kishte emëruar, sepse Erion Veliaj ishte njeriu që i urdhëronte dhe i komandonte.
Sepse këta drejtorë, këta drejtues të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tusha e shumë të tjerë zyrtyarë nuk ranë nga qielli apo mbinë nga toka.
Këta shkuan në bashki dhe shumica e tyre morën poste të rëndësishme drejtuese, kur shkoi Erion Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës.
Mariglen Qato ka qenë drejtor i IMT-së (Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit) në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla ka mbajtur detyrën e drejtorit të UKT-së (Ujësjellës-Kanalizime Tiranë), Taulant Tusha ka qenë drejtor i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve, hapësirave publike dhe infrastrukturës urbane.
Jo vetëm drejtues të Bashkisë së Tiranës, këta ishin edhe njerëzit e lidhur drejtpërdrejt me Partinë Socialiste, janë në fushatën e Partisë Socialiste.
Ende asnjë prej tyre nuk ka folur për urdhra të marrë nga kryetari apo ndonjë bashkëpunim me kryetarin e bashkisë.
Po ku i çonin paratë që fitonin?
Lind pyetja: A kanë sponsorizuar Partinë Socialiste dhe fushatat e Erion Veliajt?
Ata ndoshta e mohojnë, por ata janë të gjithë në fushatë.
Një pyetje tjetër: Me këto paratë e fituara nga tenderët, nga prokurimet, në shërbimin e kryetarit të tyre, a janë paguar qira, zyra elektorale?
Lind një pyetje tjetër: Para fushate, ku do të gjendeshin?
Mos vallë ishin kokat e Partisë Socialiste në Tiranë këta djemtë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që sot ndodhet në burgun e Durrësit me 13 akuza të rënda për korrupsion? Por jo për dosjen “5D” dhe jo për inceneratorët e Tiranës.
Megjithëse në dosjen “5D” Erion Veliaj ishte kryetari i bashkisë dhe ata që në varësitë e tij, pra drejtorët që përfitonin tenderët, që drejtonin bashkinë, institucionet kryesore në varësi të saj.
Nuk është në akuzë as për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, megjithëse dilte mediatikisht dhe shpallte se ishte ai që e kishte kërkuar inceneratorin.
Megjithëse janë disa raste që ai ka lidhje të drejtpërdrejta me kompaninë dhe koncesionarin e landfillit të Tiranës, deri tek instalacionet e bëra nga bashkëshortja e tij te dera e landfillit Sharrës, te kopshtet apo çerdhet që inauguroheshin, te makinat që jepeshin me qira apo paguheshin nga kompania koncesionare, deri te drejtorët që firmosnin marrëveshje me aksionerët e inceneratorit të Tiranës.
Po këta drejtorët e dosjes “5D” janë drejtorët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që janë sa te kjo dosje, sa tek inceneratorët dhe sa te kryetari i tyre, i cili tashmë ka 13 akuza të rënda penale, por ende askush nga drejtësia nuk ka sqaruar deri në fund pozicionin e kryetarit të drejtorëve të dosjes “5D” në lidhje me inceneratorët, me landfillin e Tiranës.
Kryetari ndodhet në qeli, ashtu dhe shumë drejtorë, disa prej tyre në arrest shtëpie. Kupola drejtuese e Bashkisë së Tiranës ka rënë e gjitha. Të arrestuarit për dosjen “5D” vazhdojnë gjykimin.
Pritet gjykimi edhe për kryetarin e tyre që po e shtyn me procedurë, megjithëse drejtorët u emëruan, u mbështetën nga kryetari i tyre i cili ka më shumë akuza se ata./ CNA
Rasti i sotëm na çon në Elbasan dhe ka në qendër pacienten...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA për dëmtimin ...
Problematika e trajtuar mbrëmjen e sotme, 7 prill, në “Sto...
Një tjetër skandal u trajtua në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Abuzime të tjera janë raportuar në bashkinë e Tropojës. Në...
Partia Socialiste dhe Demokratike janë ulur në diskutime p...
Abuzimet me tenderët nuk kanë të ndalur në Bashkinë e ...
Një situatë problematike raportohet me grumbullimin e mbet...
Makineria e propagandës së Erion Veliajt ka hedhur në treg...
CNA ka nisur një investigim në lidhje me vendosjet e rekla...
Lidhur me fenomenin e lakrës me dy koka në zonën e Elbasan...
Në fshatin Jagodinë, Elbasan, disa fermerë i janë drejtuar...
Dy shtetas shqiptarë, që jetojnë në Athinë, akuzojnë një b...
Nxënësit e viteve të para dhe të dyta në gjimnazin “Ismet ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është denoncuar një rast m...
Ndërkohë që debati publik shpesh mbytet në tymnajën e ditë...
Javën e parë të muajit shkurt emisionin “Stop” transmetoi ...
Ilir Proda, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,...
Në emisionin e sotëm trajtojmë ankesën e Eduart Sharkës ng...
Lidhur me dhunën fizike dhe psikologjike, që mësuesja Mine...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...