
CNA ka denoncuar prej muajsh skemën korruptive “5D” të drejtorëve të Erion Veliajt. Dosja "5D" çoi pas hekurave drejtorët e rëndësishëm të Erion Veliajt, Mariglen Qaton dhe Redi Mollën, Taulant Tushën, 6 zyrtarë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie, ndërkohë që të tjerë po hetohen dhe disa pritet të vihen në pranga.(lexo këtu)
Drejtorët e Veliajt kanë vjedhur paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Tiranës me tenderët që ia dhanë kompanisë së tyre "5D Konstruksion", por kryebashkiaku i Tiranës sillet sikur nuk ka ditur asgjë, madje i mbron ata, duke pretenduar se kanë bërë punë të mira. (lexo këtu)
Dje CNA solli fakte të reja, të cilat tregonin se Erion Veliaj është kryetari i drejtorëve hajdutë, apo organizatës së drejtorëve hajdutë, pasi vetë kryebashkiaku i ka cilësuar ata si një organizatë.
Veliaj, ndonëse thotë se nuk është në dijeni të vjedhjeve të drejtorëve, ka firmosur leje ndërtimi për pallate e komplekse, por edhe tenderë për kompaninë “5D”, e cila ka ndryshuar 3 herë emër, fillimisht e pati “Igor Elektrik”, më pas e bëri “VAS Konstruksion” sh.p.k. dhe në fund "5D Konstruksion". (lexo këtu)

Pedonalja te Liqeni i Thatë
Njëri prej tenderëve është ai i ndërtimit të pedonales dhe korsisë së biçikletave në Liqenin e Thatë. Kontrata e lidhur në vitin 2021 me “5D Konstruksion” është në vlerën e 48,987,046.00 lekëve. Ky tender është me flamur të kuq.
Kanalizimet në Sauk
Tenderi tjetër është ai i ndërtimit të një rrjeti kanalizimi në bllokun e kufizuar nga rrugët “Adem Sina” dhe “Hiqmet Buzi” në Sauk. Edhe këtë tender Veliaj e ka firmosur në 2021-shin për kompaninë “5D Konstruksion” me vlerën 29,347,096.00 lekë.
Palestra e mundjes
Rikonstruksioni i palestrës së mundjes është tenderi tjetër që Veliaj firmosi për “5D”-në në vlerën e 3,328,067.00 lekëve. Ky tender u dha në vitin 2020.
Pastrimi, ngrohja dhe ndriçimi
Një tjetër tender është ai i materialeve për pastrim, dezinfektim, ngrohje dhe ndriçim. “5D Konstruksion” e ka fituar këtë tender për vlerën 299.2 në vitin 2019.
Ujësjellësi nga Kroi te Depoja e Çokollatës
Tenderi i 5-të është ai i rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit nga Stacioni i Pompimit Kroi deri te Depoja e Çokollatës. Këtë tender, Veliaj ia dhe “5D”-së në vitin 2018 për shifrën 6,824,486.00 lekë. Ky tender i është dhënë kompanisë së drejtorëve, ndonëse kjo e fundit, sipas SPAK-ut, nuk i plotësonte kriteret e veçanta të kualifikimit.

CNA TV dhe CNA.al janë dritare mediatike që pasqyrojnë pun...
Lidhje nepotike në Bashkinë e Tiranës. Familjarë të Kujtim...
Të tjera detaje janë zbardhur nga megaoperacioni i SPA...
Vijon operacioni i SPAK për arrestimin e kokave të kok...
Gjatë hetimeve të Prokurorisë është goditur baza e pro...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Të tjera detaje janë zbardhur nga megaoperacioni i SPA...
Tifozeria e Partizanit ka sulmuar dy autobusët e tifozeris...
Në Shqipëri Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Minist...
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngr...
Gjykata e Apelit ka vendosur datën për shqyrtimin e çështj...
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në tubimin para...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, sot në-vjetorin e shembje...
Ish kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot 4-vjetorin e ...
Në kuadër të megaoperacionit të SPAK-ut, janë arrestuar dy...
Policia e Shtetit ka publikuar videon nga kontrollet e for...
I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe stafi i ambasadës udh...
Sot bëhen 4-vite nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe Aleanc...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje m...
Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit të Lezhës Agim ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...