Sondazhi-Shumica e shqiptarëve duan 3 fëmijë
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngr...

Në Shqipëri Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi ishte sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës. Zoti Agaçi qëndroi mbi tre orë për të dhënë shpjegime rreth procedurave të ndjekura nga qeveria, për miratimin fillimisht të bonusit kompanisë që mori përsipër ndërtimin e inceneratorit, e më pas dhe të kontratës.
Hetimet paraprake të Prokurorisë kanë zbuluar se Këshilli i Ministrave i dha bonusin prej 8 përqind kompanisë “Integrated Energy BV”, me seli në Hollandë, e cila nuk ishte rregjistruar si subjekt në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç e kërkon ligji, ndonëse një fakt i tillë i ishte vënë në dukje Ministrisë së Mjedisit nga ministrja e atërhershme e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, ndërsa ishin shprehur vërejtje dhe nga ministria e Financave e ajo e Drejtësisë. Ndërsa, sipas akteve të Prokurorisë, kontrata finale rezulton e lidhur jo me “Integrated Energy BV”, por me “Integrated Energy BV SPV”, e rregjistruar ditën e nënshkrimit të kontratës, më 31 gusht 2017.
Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, zoti Agaçi deklaroi se ishte thirrur si “person që ka dijeni”, pa dhënë elementë të tjerë. Ai ka qenë ndër personat e vënë në qendër të akuzave të opozitës, lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Dy ditë më parë, në Prokurorinë e Posaçme ishte dhe zëvendës-kryeministrja Belinda Balluku e cila deklaroi se “kjo dosje ka bërë pis të madh e të vogël dhe i ka ardhur koha të zbardhet, për të ndarë një herë e mirë, të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi pafalshëm”
Në fund të muajit prill, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, qëndroi afro 7 orë përballë hetuesve të çështjes. Ndërsa kur doli, tha ndër të tjera se “patëm një shterrim total, të cështjes së inceneratorëve”, dhe se besonte se gjithshka ishte sqaruar. I vënë në qendër të akuzave, kryesisht nga opozita, zoti Veliaj ka mohuar të jetë i përfshirë në rastin e inceneratorit të Tiranës me të cilin, siç është shprehur “e vetmja gjë që më ka lidhur, ka qenë pastrimi i qytetit”.
Ndaj zotit Veliaj janë lëshuar akuza dhe nga ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i cili ka thanë se disa prej veprimeve të kryebashkiakut “janë ato të një pronari faktik” të inceneratorit. Zoti Ahmetaj u përfshi në hetimet për rastin e inceneratorëve, pas dyshimeve për lidhje të tij me dy sipërmarrësit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të cilët konsiderohen nga prokuroria si pronarët “de facto” dhe të impiantit të Tiranës, sikundër dhe në dy të tjerët në Elbasan dhe Fier.
Ish zëvendëskryeministri ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat për përfshirjen e tij në procedurat e inceneratorëve, duke deklaruar se nuk ka firmosur asnjë dokument për to, e se madje ai kishte kundërshtuar që në rastin e Tiranës, projekti të financohej nga buxheti i shtetit. Ai ndodhet jashtë vendit në Zvicër, që kur verën e kaluar, parlamentit iu kërkua autorizimi për arrestimin e tij e më pas lëshua dhe një urdhër arresti për disa vepra penale që nga “shpërdorimi i detyrës” te “mosdeklarimi i pasurisë”, "korrupsioni” apo dhe “pastrimi i parave”. Mbi të rëndojnë dyshime për përfitime financiare, dhe ndikim për të favorizuar procedurat e kontratave koncensionare për inceneratorët.
Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngr...
Gjykata e Apelit ka vendosur datën për shqyrtimin e çështj...
Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në tubimin para...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, sot në-vjetorin e shembje...
Ish kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot 4-vjetorin e ...
Në kuadër të megaoperacionit të SPAK-ut, janë arrestuar dy...
Policia e Shtetit ka publikuar videon nga kontrollet e for...
I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe stafi i ambasadës udh...
Sot bëhen 4-vite nga shembja e Teatrit Kombëtar dhe Aleanc...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje m...
Pezullohet nga detyra shefi i Komisariatit të Lezhës Agim ...
Dosja e inceneratorëve ka hyrë në një fazë të thellë hetim...
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në një prononcim...
Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur për meg...
Një akt i paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme gjatë një ...
Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ka dalë nga am...
Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë arrest në bur...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kr...
Nën masa të forta sigurie, 23-vjeçari Azgan Mërnica, a...
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, paraq...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...