Denoncimi/ Kryebashkiaku i Tropojës miratoi leje ndërtimi në shkelje të ligjit
Një denoncim për abuzimet me lejet ndërtimore dhe ndërtime...
Ditët e fundit pronarët e shërbimit urban gjithëkombëtar kanë lajmëruar reduktimin nga 40-60% të flotës së autobuzëve, duke e thelluar kaosin e përditshëm. Arsyeja: Çmimi i lartë i karburantit për të cilin kërkojnë kompensim. Një kërkesë e drejtë kjo që, më së pari, detyron plotësimin prej tyre të kushteve skandaloze të udhëtimit me autobuzët urban tejet të amortizuar e që, ndonëse nuk plotësojnë kushtet kryesore të përcaktuara nga ligji, janë të licensuar

Të udhëtosh me autobusët urban të Tiranës duhet të jesh i përgatitur për të përballuar një sërë sakrificash. Ca të rrjedhura nga amortizimi tej kufirit të lejuar teknik të autobusëve, të tjerat nga paedukata e keqsjellja e personelit shërbyes e mosrespektimi i orarit.
Përjashtuar linjat urbane “Tirana e re”, “Unaza”, “Porcelani”, “Kombinat-Konistudio” e ndonjë tjetër, gjithë të tjerat shërbejnë sipas parimit “orari jam unë, jo udhëtari që paguan shërbimin”.
Sepse përveç tarifës së biletës 40 lekë qytetarët paguajnë edhe për kompensimin mujore që Bashkia ua shpërndan shoqërive pronare të urbaneve.
Fondi kompensues mujor i Bashkisë rrjedh nga buxheti bashkiak që mbushet me taksat e qytetarëve banues në Tiranë. Pra qytetarët paguajnë dy herë për urbanet. Paguajnë çmimin 40 lekë të biletës gjatë udhëtimit, paguajnë dhe kompensimin bashkiak që shkon tek pronarët e linjave.
Hallall, por këto pagesa duhet të justifikohen nga ofrimi i një shërbimi korrekt, sipas standardeve e detyrimeve të rrjedhura nga kontrata e pronarëve me Bashkinë. E cila nuk përputhet kurrkund me realitetin që ofron përditshmëria e udhëtimit urban kryeqytetas. Sepse, e përsërisim theksueshëm: të udhëtosh me urbanet e Tiranës do të duhet të kesh nerva të durosh pritjen në stacion, ndalesat për kafe të shoferëve e fatorinove shërbyes, zhurmën e motorëve që nga vjetërsia rënkojnë besdisshëm.
Nga mosrespektimi i orareve të vendosura nga vetë kompanitë, autobusët mbushen teprueshëm me udhëtarët që duhet të përballojnë ajrin e rënduar nga mbajtja mbyllur e kondicionerëve, që edhe atje ku janë në punë nuk hapen nga shoferët.
Ose dhe atje ku hapen, nga konsumimi në maksimun në vend të ajrit të kondicionuar prodhojnë zhurrmë acaruese për psikikën e ngarkuar nga mali i halleve të përditëshme.

Nga qënia jashtë kushteve teknike, autobusët e linjave urbane periferike nuk ta ofrojnë fare kondicionimin. I kanë shpallur vegla “tepër” kondicionerët. Xhamat e hapur zëvendësojnë këtë kusht të detyrueshëm për të marrë licencën nga institucionet zyrtare përgjegjëse.
Jo pak urbaneve “bubrece” të linjave periferike u pikon çatia në kohë shiu, por sakrificën më sublime në këtë katrahurë urbane duhet ta bëjnë udhëtarët e autobusëve “modern”, me xhama pa dritare, ku sundon ajri i shumërënduar.
Nga kushtet skandaloze të ajrimit në jo pak raste ka patur udhëtarë të cilët kanë humbur ndjenjat… Në fakt kushtet skandaloze që ofrojnë autobusët e linjave urbane të kryeqytetit nuk janë një zbulim i fundit.
Të tillat sundojnë prej vitesh, edhe pse ligjërisht mospërmbushja e tyre i detyron institucionet shtetërore të moslicensojnë ushtrimin e biznesit.
Gjë që nuk ka ndodhur në asnjë rast dhe është shkaku i vërtetë që shpjegon trashëgiminë dhjetra vjeçare të keqshërbimit urban, ku viktima pësuese janë udhëtarët që paguajnë për licensimin e pameritueshëm të flotave me autobusë urbane jashtë standarteve teknike që detyron ligji.
Por që paguajnë dhe për shtesat e përmuajshme kompensuese të kompanive urbane e pagat mujore te përfituara të zyrtarëve përgjegjës të bashkive, që qendrojnë e vështrojnë katrahurën urbane.
Thonë se realiteti i trishtë urban do të jetë prezentë për sa kohë të mos ndalet kanali i ndarjes së pareve nën dorë, midis pronareve dhe zyrtarëve. Thonë…/ CNA
Një denoncim për abuzimet me lejet ndërtimore dhe ndërtime...
Edhe pse sot nuk është data 1 prill, simbolika e saj mund ...
Dosja “5D” është një nga dosjet më famoze të zbuluara ndon...
Rasti i sotëm na çon në Elbasan dhe ka në qendër pacienten...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA për dëmtimin ...
Problematika e trajtuar mbrëmjen e sotme, 7 prill, në “Sto...
Një tjetër skandal u trajtua në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Abuzime të tjera janë raportuar në bashkinë e Tropojës. Në...
Partia Socialiste dhe Demokratike janë ulur në diskutime p...
Abuzimet me tenderët nuk kanë të ndalur në Bashkinë e ...
Një situatë problematike raportohet me grumbullimin e mbet...
Makineria e propagandës së Erion Veliajt ka hedhur në treg...
CNA ka nisur një investigim në lidhje me vendosjet e rekla...
Lidhur me fenomenin e lakrës me dy koka në zonën e Elbasan...
Në fshatin Jagodinë, Elbasan, disa fermerë i janë drejtuar...
Dy shtetas shqiptarë, që jetojnë në Athinë, akuzojnë një b...
Nxënësit e viteve të para dhe të dyta në gjimnazin “Ismet ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është denoncuar një rast m...
Ndërkohë që debati publik shpesh mbytet në tymnajën e ditë...
Javën e parë të muajit shkurt emisionin “Stop” transmetoi ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i ndodhur ditën e ...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes dy personave...
Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit A.B. n...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë u regjistrua rreth 118 k...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që rezulta...
Partia e kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, ka fituar z...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi një bisedë tel...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Në fund të vitit 2025, për të gjithë anëtarët e zonës së e...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...