“Të mos përsëriten gabimet”/ Leskaj: INSTAT të kryejë Censin e Bujqësisë, nevojë për të dhëna statistikore
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ngriti sot një problemati...
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ngriti sot një problemati...

Pjesë e pasurisë së sekuestruar nga SPAK, Mirlinda Karçanajt është dhe një automjet tip Volksëagen, modeli Tiguan viti 2016 me targa AA527PF.
Nga hetimet e kryera kanë dalë në pah disa transaksione të njëpasnjëshme blerje-shitjeje dhe një diferencë e konsiderueshme në çmim përgjatë zinxhirit të kalimit të pronësisë.
Sipas të dhënave hetimore, automjeti është blerë fillimisht më 11.11.2016 nga subjekti “Forensic Lab” sh.p.k. për shumën 38,700 euro, blerje e dokumentuar me faturën përkatëse.
Më pas, më 27.05.2017, i njëjti mjet është shitur nga “Forensic Lab” sh.p.k. te shtetasja Kozeta Leka për 10,000 euro.
Më tej, më 11.06.2017, shtetasja Kozeta Leka e ka shitur automjetin shtetasit Artan Babaramo për 9,000 euro.
Nga hetimet rezulton se diferenca mes çmimit fillestar të blerjes dhe çmimit përfundimtar të shitjes arrin në 29,700 euro dhe se shtetësja Kozeta Leka ka qenë e punësuar pranë subjektit "Soft & Solution" sh.p.k.
“Nga hetimet e kryera lidhur me fitimin e pronësisë mbi këtë pasuri të luajtshme ka rezultuar se mjetin me targë AA527PF është blerë nga shtetasi Artan Babaramo nëpërmjet kontratës nr. 4303/1257 rep/kol datë 11.06.2017 me shitëse shtetasen Kozeta Leka kundrejt çmimit prej 9 000 EUR. Kjo e fundit me kontratën nr 3645/1179 rep/kol datë 27.05.2017 e ka blerë nga subjekti "FORENSIC Lab" shpk me nipt L21906001L përfaqësuar nga shtetasja Erisa Malellari kundrejt çmimit prej 10 000 euro. Më tej subjekti "Forensic Lab" shpk e ka blerë këtë automjet me kontratën e datës 11.11.2016 nga subjekti "Porche Albania" shpk Nipt K51914014P kundrejt çmimit prej 38 700 euro. Kjo blerje është dokumentuar me faturën nr. 1045 datë 11.11.2016.
Nga hetimet rezulton se shtetësja Kozeta Leka ka qënë e punësuar pranë subjektit "Soft & Solution" sh.p.k. Diferenca ndermjet çmimit të blerjes fillestare te autoveturës dhe çmimit me të cilin e ka blere Artan Babaramo është 29.700 euro”, thuhet në dosje.

Në deklarimet e saj, Kozeta Leka ka pohuar se nuk ka pasur rol aktiv në blerjen dhe përdorimin e automjetit, duke deklaruar se nuk e ka përdorur mjetin dhe se nuk ka pasur dijeni të plotë për detajet e kontratave të lidhura në emrin e saj.
Ajo ka shtuar gjithashtu se nuk e njeh blerësin përfundimtar dhe nuk mban mend të ketë marrë pjesë personalisht në nënshkrimin e kontratës noteriale.
Sipas saj, procesi i blerjes dhe më pas i shitjes së automjetit është menaxhuar nga persona të tjerë, Arjola Koromani dhe Erisa Malellarin ndërsa ajo vetë ka deklaruar mungesë mjetesh financiare dhe njohurish mbi transaksionin.
Nga pyetja e shtetases Kozeta Leka, lidhur me blerjen dhe shitjen e këtij automjeti, ajo deklaroi fillimisht se:
"Siç ju shpjegova dhe më sipër, ne kemi diskutuar me shtetaset Arjola Koromani dhe Erisa Malellari që të blenim një makinë pasi do të krijonim kompani bashkë dhe do të na duhej një mjet. Mbaj mend që ky propozim u bë nga shtetasja Arjola Koromani dhe madje diskutonim që do të kishim dhe një shofer pasi unë nuk kisha as patentë në atë kohë. Mbaj mend që kam blerë një makinë por nuk e kam përdorur as e kam parë ndonjëherë. Nuk e dija fare që e paskam blerë mjetin nga Erisa Malellari sepse kishim bërë bisedë që të treja do ta blinim makinën. Këtë mjet madje as e kam paguar unë pasi nuk kisha para të mjaftueshme në atë kohë, për të blerë makinë. Madje as nuk e di as se çfarë mjeti është blerë..."
Përsa i përket shitjes së autoveturës shtetasit Artan Babaramo, shtetasja Kozeta Leka dekalaroi se:
"Nuk mbaj mend as të kem shkuar ke noteri për këtë kontratë dhe as nuk e njoh shtetasin ose palën blerëse Artan Babaramo. Mesa kujtoj, do jetë firmosur në zyrë kontrata, pasi nuk kujtoj të kem shkuar tek noteri me këtë shtetas. Mbaj mend që atëherë, pasi e dija që ishte blerë një makinë në emrin tim, dhe i kam thënë Erisës që nuk doja më të kisha mjet të regjistruar në emrin tim dhe me gjetjen e blerësit është marrë shtetasja Arjola Koromani dhe më tha ajo që pa merak se do ta shisnim mjetin. Madje as nuk e kujtoja çmimin e shitjes, jo vetëm atë por asnjë element i kontratës nuk më kujtohet dhe vetëm tani që ma keni vënë në dispozicion ju, mund ta shoh dhe vlerën e shitjes së mjetit...", thuhet në dosjen e siguruar nga CNA.
Hetimet mbi rastin vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kalimit të pronësisë dhe rolin e secilit subjekt të përfshirë në zinxhirin e transaksioneve./ CNA
Një pasuri e paluajtshme në zonën e Saukut, Tiranë, me sip...
Të tjera detaje janë zbardhur nga hetimet e SPAK në lidhje...
SPAK ka sekuestruar pasuritë e ish-drejtoreshës së AKSHI-t...
Një hetim i detajuar ka zbuluar dyshime të forta për parre...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ...
Në shumë dyqane dhe lokale në qendër të Tiranës po tregtoh...
Problematika e radhës, sot më 21 prill, ka të bëjë me një ...
Rasti i trajtuar sot, më 21 prill, në emisionin “Stop”, në...
Institucioni i ri bankar online, Jet Bank, ka shkaktuar nj...
Jet Bank është një institucion i ri bankar online, i cili ...
Rindërtimi i banesës së 94-vjeçarit, Nikoll Kolaj, të dëmt...
Të udhëtosh me autobusët urban të Tiranës duhet të jesh i ...
Një denoncim për abuzimet me lejet ndërtimore dhe ndërtime...
Edhe pse sot nuk është data 1 prill, simbolika e saj mund ...
Dosja “5D” është një nga dosjet më famoze të zbuluara ndon...
Rasti i sotëm na çon në Elbasan dhe ka në qendër pacienten...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA për dëmtimin ...
Problematika e trajtuar mbrëmjen e sotme, 7 prill, në “Sto...
Një tjetër skandal u trajtua në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Abuzime të tjera janë raportuar në bashkinë e Tropojës. Në...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të tjera detaje kanë dalë nga atentati i djeshëm në Mirdit...
Policia e Tiranës njofton se në vijim të veprimeve procedu...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë detar...
Një aksident i rëndë është shënuar sot në Gjirin e Ksamili...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka ngritur dyshime në li...
Banka qendrore e Japonisë ka rritur normën e saj kryesore ...
Tetë persona, përfshirë dy punonjës të Boeing, kanë humbur...
Donald Trump mund të vendosë të publikojë një marrëveshje ...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...