web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 22 mijë euro ullishte/ Si kaloi në duart e Mirlinda Karçanajt

22 Prill 2026, 19:52, Denoncim CNA

Një pasuri e paluajtshme në zonën e Saukut, Tiranë, me sipërfaqe 1 500 m² dhe e regjistruar si ullishte, është sekuestruar në kuadër të hetimeve ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.

Sipas të dhënave nga dosja e siguruar nga CNA, prona me nr. 125/211, e regjistruar në ZK 3266, Volumi 24, Faqe 229, është përftuar fillimisht nga Gjenovefa Karçanaj, nëna e të hetuarës, përmes një kontrate shitblerjeje të datës 28 shtator 2020.

Transaksioni, me vlerë 2 250 000 lekë të rinj është realizuar në një zyrë noteriale, ndërsa pagesa është parashikuar të kryhej përmes llogarisë së noteres.

Më pas, prona ka kaluar në pronësi të Mirlinda Karçanajt përmes trashëgimisë ligjore.

“Pasuria me nr. 125/211 e llojit Ullishte e ndodhur në ZK 3266 regjistruar në Vol 24, Fq 229 me sip 1 500 m2, Sauk Tiranë

Kjo pasuri e paluajtshme fillimisht është përftuar nga shtetasja Gjenovefa Karçanaj (e ëma e të hetuarës Mirlinda Karçanaj) nëpërmjet kontratës së shitjes me nr. 2922/1147 rep/kol datë 28.09.2020, e mbajtur në zyrën noteriale Margena Çela me shitës shtetasen Olta Xhabrahimi, në vlerën 2 250 000 ALL, e cila do të likujdohej nëpërmjet llogarisë së noteres. Më pas kjo pasuri ka kaluar në pronësi të të hetuarës Mirlinda Karçanaj nëpërmjet çeljes së trashëgimisë ligjore.

Kjo pasuri duhet të sekuestrohet pasi rezulton në të njëjtën masë sikurse produktet e veprës penale të përftuara nga vepra penale e korrupsionit pasiv të të hetuarës Mirlinda Karçanaj”, thuhet në dosjen e siguruar nga CNA.

Mbi 22 mijë euro ullishte/ Si kaloi në duart e Mirlinda

Autoritetet dyshojnë se kjo pasuri lidhet drejtpërdrejt me përfitime të paligjshme nga aktiviteti kriminal i korrupsionit, për të cilin po hetohet Karçanaj.

Për këtë arsye, është kërkuar vendosja e masës së sekuestros, duke e konsideruar pronën si produkt të veprës penale.

Hetimet vijojnë për të verifikuar burimin e plotë të pasurisë dhe lidhjen e saj me aktivitetin e dyshuar kriminal./ CNA





Lajmet e fundit nga