"Kuti vere" të mbushura me kartëmonedha të prerjeve 100, 200 dhe 500 euro/ Si Karçanaj përfitonte para në mënyrë të paligjshme
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ...
Një hetim i detajuar ka zbuluar dyshime të forta për parregullsi në përfitimin e një pasurie të paluajtshme nga shtetasja Mirlinda Karçanaj, e cila rezulton të ketë përdorur një apartament luksoz në zonën pranë stadiumit “Air Albania” në Tiranë, në kushte që ngrejnë pikëpyetje serioze mbi ligjshmërinë e transaksionit.
Sipas të dhënave hetimore, apartamenti me sipërfaqe 203.3 m² është blerë për një vlerë prej rreth 370 mijë euro ose 37.3 milionë lekësh të rinj. Kjo shumë rezulton dukshëm më e ulët krahasuar me rivlerësimin zyrtar të pasurisë në vitin 2021, që arrinte në 48.5 milionë lekë të rinj, duke evidentuar një rënie të pazakontë prej rreth 23% në një treg që karakterizohet nga rritje e vazhdueshme.
“Nga hetimet rezulton se shoqëria Fortis Beton CO, me ortak të vetëm shtetasin Orest Sota, ka nënshkruar Kontratë shitje pasuri e paluajtshme, me nr. Rep: 2980 dhe nr.kol: 1736, dt. 06.05.2024, me palë blerëse: shoqëria Fortis Beton CO, sh.p..k me NIPT: L71912018R përfaqësuar nga administratori shtetasit Genci Shima dhe palë shitëse ndër të tjerë: Genci Bedri Osmenaj me nr.personal: G70728043T, me gjithsej 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) fletë (me dokumentacion pronësie bashkëlidhur kontratës), përmes të cilës, është blerë prona në të cilën banon aktualisht e hetuara Mirlinda Karçanaj.
Nga dokumentacioni bashkëlidhur kontratës, rezulton se pasuria e përshkruar më sipër, është 203.3 m2 dhe është blerë për shumën 370.000 (treqind e shtatëdhjetë mijë) euro ose 37.307.100 (tridhjetë e shtatë milion e treqind e shtatë mijë) lekë, nga shoqëria Fortis Beton CO, sëbashku me një garazh, me sip. 20.5 m2, i cili ndodhet në të njëjtën godinë (referuar numrave të pasurisë sipas dokumentacionit bashkëlidhur kontratës).
Vlen të theksohet fakti se pasuria e përshkruar më sipër (vetëm pasuria e paluajtshme e llojit apartament banimi), referuar dokumentacionit të pronësisë bashkëlidhur kontratës (çertifkatë pronësie, kartelë pasurie) është rivlerësuar në vitin 2021, për vlerën 48.520.000 (dyzet e tetë milion e pesëqind e njëzet mijë) lekë. Më pas, është nënshkruar Kontratë qiraje, me nr. Rep: 1475 dhe nr.kol: 449, dt. 14.02.2025, me palë qiradhënëse: shoqëria Fortis Beton CO, sh.p..k me NIPT: L71912018R, me administrator shtetasin Genci Shima dhe palë qeramarrëse: Mirlinda Agim Karçanaj me nr.personal: H35629039A, me gjithsej 9 (nëntë) fletë (me dokumentacion bashkëlidhur kontratës si letërnjoftimet e palëve dhe ekstrakt nga QKB), në të cilën përcaktohet se vlera e qerasë është për shumën 600 (gjashtëqind) euro, e cila do të likuidohet brenda datave 1-3 të çdo muaji.
Evidentohet me interes se pavarësisht faktit se kontrata e qerasë është nënshkruar në muajin Shkurt të vitit 2025, ajo përcakton se efektet do ti fillojë nga data 6 e muajit Janar viti 2025 dhe është me afat një vjeçar.
Më tej, nëpërmjet shkresës nr. 4034 prot, datë 02.08.2026, është kërkuar informacion dhe dokumentacion pranë Bankës Kombëtare Tregtare, lidhur me llogaritë bankare në emër të të hetuarës M.Karçanaj nga muaji Janar 2024 e në vijim, dhe nëpërmjet shkresës nr. 936/1 prot, datë 13.02.2026, protokolluar me tonën me nr. 6050 prot, datë 16.02.2026, na është vënë në dispozicion informacioni i kërkuar, nga i cili ka rezultuar me interes për hetimin se:
Nga të dhënat e administruara, evidentohen pagesa qeraje të kryera nëpërmjet transaksioneve bankare, nga muaji Shkurt 2025, në datën 18 Prill 2025, evidentohet transaksioni në vlerën 178,974.00 (njëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë, drejtuar përfituesit: Fortis Beton CO sh.p.k, me përshkrimin "Pagesë qiraje" dhe përsëri në datë 20 Tetor 2025, evidentohet një tjetër transaksion në vlerën 174,114.00 (njëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e njëqind e katërmbëdhjetë) lekë, drejtuar përfituesit : Fortis Beton CO sh.p.k, me përshkrimin "Pagesë qiraje", gjithashtu dhe në datë 29 Dhjetor 2025, ka kaluar të njëjtën shumë si më sipër, pra 174,114.00 (njëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e njëqind e katërmbëdhjetë) lekë, drejtuar përfituesit: Fortis Beton CO sh.p.k, me përshkrimin "Pagesë qiraje".
Nga hetimet rezulton se shtetasi Orest Sota është lidhje shoqërore e ngushtë e të hetuarit Ergys Agasi, të lidhur gjithashtu dhe në interesa të përbashkëta biznesi dhe financiare. Kjo e dhënë mbështetet në këqyrjen e pamjeve filmike (audio, video) të ambjenteve të zyrës së shtetasit Ergys Agasi, nga këqyrja e të cilave dokumentohet lidhja dhe raporti i ngushtë shoqëror i të hetuarit Ergys Agasi me shtetasin Orest Sota si dhe nga deklarimet e dhëna nga shtetasi Orest Sota”, thuhet në dosjen e siguruar nga CNA.


Në vijim, në shkurt të vitit 2025 është lidhur një kontratë qiraje midis shoqërisë dhe Mirlinda Karçanaj, me një vlerë mujore prej vetëm 600 euro. Hetuesit e konsiderojnë këtë shumë si anomalisht të ulët për një pronë të këtij niveli dhe sipërfaqeje, duke e cilësuar si një tregues të mundshëm të përfitimit të padrejtë.

Një tjetër element që ngre dyshime është fakti që kontrata e qirasë ka efekt prapaveprues, duke nisur nga janari 2025, ndonëse është firmosur në shkurt. Sipas hetimeve, Mirlinda Karçanaj kishte filluar të banonte në këtë apartament që në fund të dhjetorit 2024, çka përforcon dyshimin se kontrata mund të jetë fiktive dhe e krijuar për të justifikuar një situatë ekzistuese.



Analiza e të dhënave telefonike dhe dëshmitë e personave të afërt konfirmojnë se Karçanaj ka banuar efektivisht në këtë pronë përpara lidhjes së kontratës, duke përforcuar dyshimet për një skemë të mundshme për fshehjen e përfitimeve pasurore.

Në përfundim, mospërputhjet mes vlerës së tregut, çmimit të blerjes dhe qirasë simbolike, si dhe lidhjet mes personave të përfshirë, krijojnë dyshime të arsyeshme për një mekanizëm të mundshëm për përfitime në favor të Mirlinda Karçanaj. Hetimet mbi këtë çështje vijojnë./ CNA
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ...
Në shumë dyqane dhe lokale në qendër të Tiranës po tregtoh...
Problematika e radhës, sot më 21 prill, ka të bëjë me një ...
Rasti i trajtuar sot, më 21 prill, në emisionin “Stop”, në...
Institucioni i ri bankar online, Jet Bank, ka shkaktuar nj...
Jet Bank është një institucion i ri bankar online, i cili ...
Rindërtimi i banesës së 94-vjeçarit, Nikoll Kolaj, të dëmt...
Të udhëtosh me autobusët urban të Tiranës duhet të jesh i ...
Një denoncim për abuzimet me lejet ndërtimore dhe ndërtime...
Edhe pse sot nuk është data 1 prill, simbolika e saj mund ...
Dosja “5D” është një nga dosjet më famoze të zbuluara ndon...
Rasti i sotëm na çon në Elbasan dhe ka në qendër pacienten...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA për dëmtimin ...
Problematika e trajtuar mbrëmjen e sotme, 7 prill, në “Sto...
Një tjetër skandal u trajtua në emisionin “Stop” në Tv Kla...
Abuzime të tjera janë raportuar në bashkinë e Tropojës. Në...
Partia Socialiste dhe Demokratike janë ulur në diskutime p...
Abuzimet me tenderët nuk kanë të ndalur në Bashkinë e ...
Një situatë problematike raportohet me grumbullimin e mbet...
Makineria e propagandës së Erion Veliajt ka hedhur në treg...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar ditën e sotme në Dhërmi....
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka njoftuar masën e siguri...
Një 21-vjeçar është vënë në pranga, pasi së bashku me një ...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është rizgjedh...
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një marrë...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe presidenti i Ukrai...
SHBA ka deportuar një grup emigrantësh në Republikën e Afr...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...