“Të mos përsëriten gabimet”/ Leskaj: INSTAT të kryejë Censin e Bujqësisë, nevojë për të dhëna statistikore
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ngriti sot një problemati...
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ngriti sot një problemati...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 13 prill në Durrës, ku shtetasi Sajmir Markja ka humbur jetën.
Nga autoritetet, e konkretisht nga Policia e Durrësit, u raportua më 14 prill se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore, infarkt.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në lagjen nr. 18, ka humbur ndjenjat shtetasi S. M., 59 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Durrës, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, ka humbur jetën”,- thuhet në njoftimin e policisë të datës 14 prill.

4 ditë më vonë, më 18 prill, policia doli me një njoftim të dytë, kryekëput ndryshe nga i pari, ku tha se Markja ishte vrarë dhe vdekja nuk kishte ardhur nga shkaqe natyrale.
“U dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, pas kryerjes së veprimeve hetimore, Policia zbardh ngjarjen.
Vihet në pranga një 42-vjeçar, i dyshuar si autor për vrasje nga pakujdesia.
42-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte 59-vjeçarin, i cili ka humbur ndjenjat duke rënë në asfalt, ku më pas ka ndërruar jetë.
Specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në dyshimet e arsyeshme të krijuara pas humbjes së jetës së 59-vjeçarit, shtetasit S.M., ku paraprakisht u dyshua se humbi jetën për shkak të arrestit kardiak, vijuan veprimet për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës.
Pas veprimeve intensive hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi G.K., 42 vjeç, më datë 13.04.2026, në lagjen nr. 18, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.M., 59 vjeç, dhe më pas e ka goditur me grushte, si pasojë shtetasi S.M. ka humbur ndjenjat, ka rënë në asfalt dhe më pas ka humbur jetën.
Fillimisht u raportua se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por pas dyshimeve të krijuara dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas nuk ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Në vijim të veprimeve, shtetasi G.K., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, u ndalua për veprën penale ‘Vrasja nga pakujdesia’.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”,- thuhet në njoftimin e policisë të datës 18 prill.
Fillimisht familjarët e viktimës Sajmir Markja janë njoftuar se ka pësuar infarkt.
Markja është dërguar në spital nga disa banorë të lagjes nr. 18 në Durrës, ku më pas ka humbur jetën.
Viktima është varrosur më 14 prill dhe më pas është zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë dhe cila ka qenë arsyeja e vdekjes së tij (fakt që e konfirmon edhe njoftimi i vonuar i policisë së Durrësit).

Familjarët, pasi morën njoftimin fillestar, kanë shkuar në spital ku kanë konstatuar se i afërmi i tyre kishte ndërruar jetë. Pas kësaj u zhvillua ceremonia mortore më 14 prill, por më pas u ngjallën dyshime dhe dyshimet erdhën nga vetë familjarët, të cilët pas varrosjes kanë marrë një informacion nga një djalosh që kishte qenë i pranishëm në momentin që kishte ndodhur ngjarja dhe për këtë u ishte drejtuar familjarëve të Sajmir Markjes, që të këqyrnin kamerat për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes.
Në momentin që familjarët kanë marrë kamerat kanë konstatuar se Sajmir Markja nuk kishte ndërruar jetë nga një infarkt, por ishte goditur.
Për këtë ngjarje, fillimisht oficeri i policisë gjyqësore dhe mjeku ligjor Anton Samarxhiu kishin thënë se Sajmir Markja kishte ndërruar jetë nga infarkti.
Familjarët morën pamjet e debatit, të cilat i disponon edhe CNA, nga ku shihet qartë se Sajmir Markja është goditur.
Sipas investigimit që CNA ka kryer, rezulton se shtetasi Sajmir Markja ka pasur një debat me shtetasin me iniciale G.K. në lidhje me çështjen e pompës së furnizimit me ujë të pallatit, një debat për çmimin e saj.
Debati ka degraduar në dhunë fizike me pasoja për Sajmirin, i cili është goditur dhe më pas ka humbur jetën. Pra, jo nga shkaqe natyrale si në njoftimin e parë të policisë. Dhe nuk janë uniformat blu që e kanë zbuluar ngjarjen, por familjarët pas dyshimeve dhe informacioneve që morën.
Në njoftimin e parë punonjësit e policisë dhe OPGJ e fshehin të vërtetën, pra goditjen, dhe flasin thjesht që ka humbur ndjenjat e më pas jetën në spital. Nuk ka asnjë ngjarje, që në fakt dikush është kujdesur ta fshehë.

Sipas fakteve të verifikuara nga CNA, rezulton se autori i krimit, shtetasi me iniciale G.K., është një person me precedentë penalë, i cili me një vendim gjykate duhet të ndodhej në arrest shtëpie. Pra, goditjen e ka bërë pasi ka thyer arrestin e shtëpisë, (fakt që policia nuk e ka evidentuar në njoftimin e saj për mediat).
Të dhënat e siguruara nga Policia e Shtetit tregojnë se autori i ngjarjes, edhe pse ka qenë nën arrest shtëpie, ka dalë për të debatuar për çështjen e pompës dhe ka goditur komshiun e tij, goditje, e cila rezultoi fatale për Markjen.
CNA ka mundur të sigurojë informacione se vëllai i autorit ka shkuar edhe në varrimin e komshiut të tij, pasi autori i krimit dhe viktima Sajmir Markja kanë qenë komshinj.
Deri në momentet e varrimit asgjë nuk dihej për goditjen, gjithçka është zbuluar në momentin e këqyrjes së kamerave.
Uniformat blu, oficeri i policisë gjyqësore dhe mjeku ligjor Anton Samarxhiu kanë mbuluar këtë ngjarje kriminale dhe vetëm pas interesimit të familjarëve e vërteta ka dalë në dritë.
Për mjekun ligjor Anton Samarxhiu ka pasur edhe një denoncim në emisionin investigativ “Fiks Fare” më datë 28 Mars 2023 në lidhje me një raport fiktiv të lëshuar pa e parë pacientin.
Denoncimin mund ta lexoni këtu.

Mjeku ligjor, Anton Samarxhiu, dhe oficeri i policisë gjyqësore, u kanë thënë familjarëve të Sajmirit se ky i fundit kishte ndërruar jetë nga infarkti. Këtë thotë dhe njoftimi i parë i policisë, “humbi ndjenjat e ndërroi jetë në spital”. Më pas pretendojnë edhe që kanë zbuluar ngjarjen, kur në fakt ishin dyshimet dhe informacionet e familjarëve.

Është mjeku ligjor Anton Samarxhiu, uniformat blu dhe oficeri i policisë gjyqësore, që janë përfshirë në fshehjen e një krimi. Kamerat na tregojnë se Sajmiri është goditur para se të ndërronte jetë dhe personat e mësipërm e fshehën këtë fakt.
Për më tepër, vëllai i autorit i ka shkuar në varrim. Gjithçka është zbuluar më pas dhe sot jemi përballë faktit se ka ndodhur një krim.
CNA ka siguruar dhe video, materiale, të cilat tregojnë se Sajmir Markja nuk ka humbur jetën nga një infarkt, siç thanë në fillim uniformat blu, oficeri i policisë gjyqësore apo mjeku ligjor Anton Samarxhiu, Markja është goditur.
CNA ka kërkuar informacion zyrtar pranë Policisë së Shtetit, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, se pse fillimisht ngjarja u tentua të servirej si një vdekje e ardhur për shkaqe natyrale dhe pse ka ardhur një reagim i dytë nga policia, ditë pasi viktimës i ishte kryer edhe ceremonia mortore.
CNA ka mundur të zbardhë një ngjarje të rëndë që tregon se një krim fillimisht është mbuluar dhe është kryer nga një autor, i cili ka qenë në arrest shtëpie dhe për më tepër familjarëve të viktimës u kanë shkuar në varrim familjarët e vrasësit. Uniformat blu, OPGJ dhe mjeku ligjor janë përfshirë në mbulimin për disa ditë të kësaj ngjarjeje të rëndë që po kërkohet të mbahet sa më e fshehtë dhe të mbyllet në heshtje./ CNA
Tri ditë më parë, konkretisht më 25 prill, në Cirkun Ko...
Siç duket pengimi apo ndikimi i drejtësise nuk janë vese q...
Në një tjetër investigim, CNA ka zbuluar një skandal që ka...
Media investigative “Follow The Money” ka publikuar një ar...
Në tregun shqiptar qarkullojnë me dhjetëra etiketa vere të...
Skandali i Eriola Hoxhës ka marrë përmasa të reja. Denonci...
Problematika e radhës e transmetuar në emsionin “Stop”, mb...
Rasti i sotëm, më 22 prill në emisionin investigativ “Stop...
Pjesë e pasurisë së sekuestruar nga SPAK, Mirlinda Karçana...
Një pasuri e paluajtshme në zonën e Saukut, Tiranë, me sip...
Të tjera detaje janë zbardhur nga hetimet e SPAK në lidhje...
SPAK ka sekuestruar pasuritë e ish-drejtoreshës së AKSHI-t...
Një hetim i detajuar ka zbuluar dyshime të forta për parre...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin ...
Në shumë dyqane dhe lokale në qendër të Tiranës po tregtoh...
Problematika e radhës, sot më 21 prill, ka të bëjë me një ...
Rasti i trajtuar sot, më 21 prill, në emisionin “Stop”, në...
Institucioni i ri bankar online, Jet Bank, ka shkaktuar nj...
Jet Bank është një institucion i ri bankar online, i cili ...
Rindërtimi i banesës së 94-vjeçarit, Nikoll Kolaj, të dëmt...
Erion Isufi është njeriu që njihet mediatikisht si kunati ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të tjera detaje kanë dalë nga atentati i djeshëm në Mirdit...
Policia e Tiranës njofton se në vijim të veprimeve procedu...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë detar...
Një aksident i rëndë është shënuar sot në Gjirin e Ksamili...
Meteorologia Tanja Porja ndau sot disa parashikime lidhur ...
Qarqet e mëdha të Veriut të Shqipërisë po përjetojnë një z...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka ngritur dyshime në li...
Banka qendrore e Japonisë ka rritur normën e saj kryesore ...
Tetë persona, përfshirë dy punonjës të Boeing, kanë humbur...
Donald Trump mund të vendosë të publikojë një marrëveshje ...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe ...
Ndryshimet sezonale, luhatjet në prodhim dhe import së bas...
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rrit...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...