web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U dyshua se humbi jetën nga ataku kardiak/ Zbardhet e vërteta

18 Prill 2026, 13:46, Kronika CNA

U dyshua se humbi jetën nga ataku kardiak/ Zbardhet e vërteta

Policia e Durrësit ka zbardhur një ngjarje të ndodhur më 13 prill, në lagjen nr. 18, ku humbi jetën 59-vjeçari S. M.

Fillimisht u menduar se 59-vjeçari humbi jetën për shkak të arrestit kardiak, por në vijim të hetimeve u zbulua se ishte përfshirë në konflikt me një 42-vjeçar.

Ky i fundit e ka goditur viktimën me grushte dhe 59-vjeçari ka rënë në asfalt dhe më pas ka humbur jetën.

Si rrjedhojë G. K., 42 vjeç, u vu në pranga, i dyshuar për vrasje nga pakujdesia.  

 

Njoftimi i policisë

 

U dyshua se humbi jetën për shkaqe natyrale, pas kryerjes së veprimeve hetimore, Policia zbardh ngjarjen.

Vihet në pranga një 42-vjeçar, i dyshuar si autor për vrasje nga pakujdesia.

42-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte 59-vjeçarin, i cili ka humbur ndjenjat duke rënë në asfalt, ku më pas ka ndërruar jetë.

Specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në dyshimet e arsyeshme të krijuara pas humbjes së jetës së 59-vjeçarit, shtetasit S.M., ku paraprakisht u dyshua se humbi jetën për shkak të arrestit kardiak, vijuan veprimet për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës.

Pas veprimeve intensive hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi G.K., 42 vjeç, më datë 13.04.2026, në lagjen nr. 18, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin S.M., 59 vjeç, dhe më pas e ka goditur me grushte, si pasojë shtetasi S.M. ka humbur ndjenjat, ka rënë në asfalt dhe më pas ka humbur jetën. Fillimisht u raportua se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por pas dyshimeve të krijuara dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas nuk ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Në vijim të veprimeve, shtetasi G.K., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, u ndalua për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





Lajmet e fundit nga